Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Taulant Xhaka “peshkon” Arsenalin: Kam ëndërr të luaj në një ekip me Granitin

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Taulant Xhaka “peshkon” Arsenalin: Kam ëndërr të luaj në një ekip me Granitin

Taulant Xhaka është shprehur se ëndrra e tij më e madhe është të luaj sërish në një ekip me vëllain e tij të vogël, Granitin. pak rëndësi do të kishte për të se do ti bashkoheshin atij në Londër, apo Graniti do të kthehej në Basel. Mesfushori i kombëtares shqiptare në një intervistë për Goal.com ka folur edhe për momentin që po kalon me ekipin e tij Baselin në kampionatin zviceran.

Vëllezërit Xhaka kanë pasur një të kaluar të përbashkët te të rinjtë e Konkordias, përpara se Graniti të shkonte tek Baseli duke u cilësuar si një nga mesfushorët më të mirë në Zvicër. Më pas ata janë kthyer në kundërshtarë, teksa janë përballur mes tyre në Champions në sezonin e kaluar kur Bazeli luante kundër Arsenalit, pa harruar dhe duelin në Euro 2016, i vogli me Zvicrën dhe i madhi me Shqipërinë. Dhe me sa duket Taulanti uron që në mbyllje të karrierës të luajë përsëri me Granitin në një ekip.

Marrëdhënia mes vëllezërve Xhaka:

“Bisedoj shpesh me Granitin, flas 4 herë në javë me të. Flasim për shumë gjëra, jo vetëm për futboll. Kjo dhe për faktin se ai po kalon një moment delikat me Arsenalin. Ne shkëmbejmë mendime mes nesh, shpesh dhe kritika me qëllimin për t’u përmirësuar. Ai më ndihmon mua dhe unë e ndihmoj atë. Ne jemi dy lojtarë me karakteristika të ndryshme. Graniti është teknikisht më i fortë, por trajnerët gjykojnë dhe për cilësi të tjera. Për fat të keq nuk i shoh shpesh ndeshjet e tij, sepse luajmë të shtunave në më të shumtën e rasteve. Por nëse nuk kam angazhime, pa diskutim që e ndjek çdo ndeshje të tij”.

Taulanti ka një ëndërr:

Vëllezërit Xhaka kanë pasur një të kaluar të përbashkët te të rinjtë e Konkordias, përpara se Graniti të shkonte tek Bazeli duke u cilësuar si një nga mesfushorët më të mirë në Zvicër. Jo më kot Taulanti ka përsëritur ëndrrën e tij për të luajtur përsëri në të njëjtin ekip me Granitin. “Dua të luaj përsëri në një skuadër me Granitin. Nëse nuk do të ishte e mundur te Arsenali, atëherë tek Bazeli, pse jo. Është ëndrra ime për të luajtur përsëri me vëllain tim. Pastaj se në cilën skuadër nuk ka rëndësi. Ai është mjaft i lidhur me Bazelin dhe jam i bindur se një ditë do të kthehet. Sa herë ka një apo dy ditë pushim vjen në Basel për të takuar miqtë dhe familjen, kemi një lidhje shumë të fortë”.

Situata që po kalon Baseli në kampionatin zvicerian:

Taulant Xhaka ka folur dhe për ecurinë e Bazelit në kampionatin zviceran. Në ndryshim nga sezonet e kaluar, ky sezon është krejt ndryshe për kampionët në fuqi të Zvicrës, që e shohin veten larg titullit. “Sezoni aktual nuk ka shkuar siç e kishim parashikuar. Në kampionat Jang Bojs është 11 pikë përpara, por ne kemi një ndeshje më shumë për të luajtur. Deri në fund mbeten dhe 12 takime dhe ne do të bëjmë gjithçka për të fituar titullin sërish. Të gjithë duhet ta kuptojmë se në futboll ka momente të mira sikurse ka dhe momente shumë të vështira.

Problemi qëndron në faktin se shumë prej nesh nuk jemi mësuar të kalojmë momente të tilla negative në kampionat. Ne duhet të kalojmë vështirësitë edhe pse në këtë moment e kam të vështirë të shpjegoj se ku qëndrojnë problemet më të mëdha. Në radhë të parë duhet të gjejmë njëri-tjetrin. Kemi afruar lojtarë të rinj në ekip dhe natyrisht që kërkohet kohë deri në përshtatjen e plotë të tyre.

Ne jemi Bazeli dhe jemi klubi më i mirë në Zvicër. Nuk mendoj se Jang Bojs do të fitojë të 12 takimet deri në fund të kampionatit. Ne duhet të jemi të përgatitur nëse ata do të gabojnë për të shfrytëzuar çdo mundësi. Për më shumë nga takimet e mbetura do të përballemi dy herë ndaj tyre dhe këto takime do të vendosin titullin në Zvicër”–ka thënë Taulant Xhaka.

Tags: ArsenalinekipëndërrGranitinKamkerkonluajNjëtaulantXhaka

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Next Post
Ministri i Jashtëm gjerman jep dorëheqjen

Ministri i Jashtëm gjerman jep dorëheqjen

Skenar i frikshëm/Gazetari nga Beogradi: Do përgjaket Maqedonia (Video)

Skenar i frikshëm/Gazetari nga Beogradi: Do përgjaket Maqedonia (Video)

Ramos më i veçantë se kurrë, makina e tij shkakton të qeshura në stërvitje (Video)

Ramos më i veçantë se kurrë, makina e tij shkakton të qeshura në stërvitje (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com