Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Targat, Ballkani i Hapur mbi dy teneqe!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti, negociatat para kamerave si rekord Guinness

Nga: Lutfi Dervishi

Qeverisë në Kosovë i kërkojnë t’i japë më shumë kohë minoritetit serb që të mësohet se kur je shtetas i Kosovës dhe jeton në Kosovë nuk duhet të përdorësh targat e një shteti tjetër, të një kohe tjetër, por targat e Kosovës.

Nga 120 mijë qytetarë serbë që jetojnë sot në Kosovë, rreth 5000 prej tyre mbajnë targat e vjetra, targat e Kosovës në kohën kur ishte nën Serbi. Për këto targa po tensionohet situata dhe është mobilizuar faktori ndërkombëtar. Edhe 10 vjet t’i japësh kohë sërish minoriteti serb aty do të bëj çfarë e urdhëron Beogradi. Edhe po t’i thuash që edhe diplomatët që jetojnë në një shtet nuk mund të mbajnë dot targat e shtetit akreditues, sërish është e njëjta histori.

Minoriteti serb në Kosovë, aq sa është, gëzon mbrojtje të veçantë në kushtetutë dhe as mund të krahasohet me ndonjë minoritet tjetër në rajon për diskriminimin pozitiv që i bëhet që nga vendet e rezervuara në Parlament e deri te fakti që, megjithëse janë 1.5% e popullsisë, serbishtja është gjuhë zyrtare në Kosovë.

Ka edhe 6 minoritete të tjera në Kosovë, por minoriteti serb është ‘më i barabartë se minoritetet e tjera’ është vendi për të kujtuar se që nga 2008 serbët në veri nuk paguajnë faturat e dritave, të ujit, taksë banese, taksë toke etj., përdorin dinarin dhe jo euron. Pra, shtet paralel. Edhe nëse zgjidhet çështja e targave, edhe nëse u thuhet mbani çfarë targe të dëshironi sërish do të gjendet një shkak tjetër për të mbajtur nën presion Prishtinën dhe për të tensionuar situatën. Dhe çelësi për të bërë ‘luftë’ apo paqe në Veri të Kosovës gjendet në Beograd.

Si reagon Beogradi? Butaforia e mobilizimit të trupave të ushtrisë, mbledhje të Këshillit të Sigurisë dhe paraqitja e çështjes së targave si çështje për jetë a vdekje? Çështja e targave duhet të jetë mësim edhe për Tiranën për të kuptuar se me Ballkanin e Hapur jo çështje të mëdha si ‘njohja e ndërsjellë’, por as çështje qesharake si ajo e targave të kohës së Millosheviqit nuk mund të zgjidhë dot. Targat në fakt sado banale të duken diskreditojnë çdo ligjërim avokatie pro ‘Ballkanit të Hapur’. Dhe për çështjen e targave janë dakordësuar në Bruksel më 2016. Serbia ka nënshkruar marrëveshje që këto targa të hiqen (ashtu sikundër edhe pagesën e energjisë), por në terren bën të kundërtën e asaj që ka nënshkruar.

Kur ‘grindesh’ për një gjë të parëndësishme në Shqipëri përdoret shprehja ‘për mustaqet e Çelos’ dhe pyetja sot është: ‘për mustaqet e Çelos’ apo për ‘tablicat e Çedos’? Ja për këto targa të kohës së Millosheviqit, Serbia kërcënon me luftë!!! Për këto targa të kohës së Milosheviqit janë mobilizuar diplomatët perëndimorë! Presioni ndërkombëtar mbi Prishtinën është jo proporcional. Qasja teknike hap pas hapi po mbush një dekadë me rezultate minimale. Zgjidhjet teknike nuk çojnë në zgjidhje politike. E kundërta: vetëm zgjidhjet politike pasohen nga ato teknike.

Tags: ballkani i hapurLutfi Dervishi

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Akti çnjerëzor u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, policia jep detaje për rastin në Pejë (VIDEO)

Akti çnjerëzor u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, policia jep detaje për rastin në Pejë (VIDEO)

Infermierja rreh të moshuarën/ “Daily Mail” i bën jehonë skandalit në Pejë (VIDEO)

Infermierja rreh të moshuarën/ "Daily Mail" i bën jehonë skandalit në Pejë (VIDEO)

“50 % e atyre që bëjnë aksidente janë pa patentë”

“50 % e atyre që bëjnë aksidente janë pa patentë”







JU REKOMANDOJMË

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

by mirseda
08:56 | 03/01/2026
0

Një bazë ushtarake u bombardua ditën e sotme në Venezuelë. Sirena sulmesh ajrore gjithashtu u dëgjuan në...

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com