Ditën e djeshme përfundoi instalimi i njësive të lëvizshme të banimit që Gazsjellësi Trans Adriatik ka dhuruar për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mësohet se këto njësi banimi kanë një sipërfaqe prej më shumë se 30 metrash katrorë dhe janë të pajisur edhe me tualete të brendshme. Po ashtu, ato janë të mobiluara, si dhe kanë të instaluar kondicionerë.
Njësitë e banimit i janë dorëzuar Njësisë Administrative Manëz, Bashkia Durrës, pas konsultimeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Emergjencat Civile.