Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Tani vendosni ju se si do të përfundojë filmi që jeni duke parë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Tani vendosni ju se si do të përfundojë filmi që jeni duke parë

Sa herë ju ka rastisur që nuk ju pëlqen fundi i një filmi? Falë teknologjisë, ndryshimi i fundit të filmit nga spektatorët tani është pothuajse i mundur. Një hulumtues në Mbretërinë e Bashkuar ka prodhuar një film me metrazh të shkurtër që ka disa miliona variante përfundimi. Dhe fundi i këtij filmi mund të manipulohet nga sinjalet e trurit që transmeton shikuesi.

Ajo nuk është një kinema e zakonshme lëvizëse dhe filmi që shfaqet aty nuk është i zakonshëm. Një pjesëtar i kësaj audience po shqyrton mundësinë nëse shikuesit mund të manipulojnë ato që ndodhin në film. Filmi “The Moment” është ideja teknologjike e një hulumtuesi në Universitetin Nottingham i cili po përdor sinjalet e trurit nga një pjesëtar i audiencës për të vendosur se çfarë ndodh në film.

Studentja Hulda Cheng nga Amerika ka vënë në kokë një pajisje që lexon aktivitetin elektrik në tru dhe quhet EEG. Pajisja vëzhgon reagimet e saj gjatë filmit.

“Në fillim të filmit kur personazhet vënë maska, u frikësova, dhe u mundova ta ndaloja, por dolën më shumë skena të ngjashme. Sa herë që doja të ndryshoja skenat, kjo nuk ndodhi. Nuk e di pse.”

Sensori nuk mund të kuptojë atë që po mendon individi që ka veshur helmetën, por mund të tregojë nëse vëmendja po shtohet apo po ulet. Ndryshimet që vërehet tek vëmendja sinjalizojnë ndryshimet vizuale tek filmi. Pra, pajisja ofron ndryshimin e skenës së filmit kur mendon se individi po humbet interesin.

Filmi trillues shtjellon ngjarje të errëta të së ardhmes së afërt kur lidhjet e trurit me kompjuterat janë më të përparuar teknikisht dhe të gjithë janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin.

Pajisja që mban në kokë, dërgon sinjale valore në kompjuterin portativ të krijuar nga hulumtuesi Richard Ramchurn i Universitetit Nottingham. Kompjuteri është i pajisur me programe që mund të ndryshojë redaktimin e skenave dhe zërave.

“Për këtë film 24 minuta të gjatë kemi krijuar miliarda kombinime të ndryshme. Çdo skenë mund të ndahet dhe kemi variacione të ndryshme të çdo skene, por edhe çdo sekondë mund të jetë ndryshe. Çdo sekondë ofron një variant të ri të filmit, pra kemi variacione të pafundme të filmit. Gjëja më interesante është se si shikuesit e kuptojnë filmin.”

Zoti Ramchurn thotë se individi që shikon filmin krijon disa të dhëna psikologjike që nga djersitja apo transmetimi i sinjaleve që lidhen drejtpërdrejt me ndjesitë gjatë shikimit. Në bazë të këtyre të dhënave, thotë ai, individi mund të të ndryshojë skenat.

Në audiencë ndodhet edhe regjisori vizual i filmit, Mat Johns.

“Ngjarja është në një ardhme ku të gjithë janë të lidhur tek platforma që quhet ‘The Moment’ dhe ka shumë të dhëna personale, si të thuash media sociale në një nivel tjetër.”

Hulumtuesi Ramchur thotë se individët që lejojnë mendjen e tyre të zhytet thellë në film, kanë shanse më të mëdha që të influencojnë ndryshimet e skenave nga ata që nuk kanë ndjesi të drejtpërdrejta. Aktualisht ai po fton më shumë njerëz për të provuar nga afër eksperiencën e filmit ku shikuesit mund të përcaktojnë përfundimin.

 

Tags: dukefilmiJeniJUparëpërfundojëTanivendosni

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Komentatori sulmon presidenten kroate: Po promovon veten

Komentatori sulmon presidenten kroate: Po promovon veten

Foto/Nga Putin tek Macron, ja si u turpëruan liderët para një femre

Foto/Nga Putin tek Macron, ja si u turpëruan liderët para një femre

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që u aksidentua në Durrës

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që u aksidentua në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com