Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tani duhet të kemi frikë nga Rama, se po i tredh gjithë kundërshtarët e vet

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tani duhet të kemi frikë nga Rama, se po i tredh gjithë kundërshtarët e vet

Nga: Andi Bushati

Kur televizioni “News 24” po transmetonte pamjet e shembjes me tritol të “Prestige Resort”, e luajta me shpejtësi telekomandën, për të shmangur një “deja vue” që e kemi përjetuar, që me prishjen e pallatit të Bashës në Vlorë e deri tek nata tragjike e Teatrit Kombëtar. Instiktivisht vendosa të bëj një nga ato ekperimente që riprodhojnë pafundësisht rezultatin e trishtë të asaj që e ke ditur. Vendosa të parakaloj, një nga një, TV-të më të mëdha informative, ato që zakonisht futen me lidhje direkte edhe kur një motoçikletë përplas një kafshë shtëpiake.

Heshtje e frikshme. Dikush jepte sport, një tjetër interesohej për ngjarjet në Iran, një i tretë qe zhvendosur diku më afër, në Malësinë e madhe, ndërsa diku (nuk mund të mungonte) mu shfaq kryeministri që fliste për energjinë.

Të gjithë aktronin sikur ajo që po ndodhte në bregdetin e Golemit nuk ekzistonte. Nuk kishte as entuziazëm për punën e mirë të qeverisë, për të kthyer ligjshmërinë mbi territorin e zaptuar dhe as -kjo vështirë të imagjinohet-, kritika për paligjshmërinë e aksionit të saj. Thjeshtë terr informativ.

Arsyeja kuptohet lehtë dhe ajo shpjegohet me frikë. Nga njëra anë pronarët e këtyre TV-ve, që pothuajse të gjithë ushqehen me punë publike apo leje ndërtimi, i kanë dhënë urdhër të prerë redaksive të tyre: “nuk merremi me mediat e tjera”. Ata i tremben të njëjtit fat që po pëson sot botuesi i “Focus Grup”.

Nga ana tjetër, ata e dinë se po u reshtuan hapur pro qeverisë, media e viktimizuar do ti nxjerrë të palarat e flirteve të tyre me pushtetin. Prandaj as mbrojnë, as sulmojnë, por thjeshtë fshehin kokën si struci.

Kjo frikë për të informuar për atë që po ndodh u ka hyrë deri në palcë, sa ata nuk riskojnë të japin qoftë edhe një lajm të ftohtë, pa ngjyrë dhe nuancë, thjeshtë për të qenë, së paku formalisht, në rregull.

Kjo tredhje e turpshme do të shërbente vetëm për të njollosur sistemin tonë medatik, sikur historia e skandalit të “Prestige Resort” të mos na tregonte se sindroma e frikës ka kalpluar edhe pushtetet e tjera. Një polici që shkon e rethon një pronë private vetëm me urdhër gojor, një Dallëndyshe që i vërsul ruspat një ndërtimi që me firmën e saj e ka quajtur dikur të ligjshëm, bashibozukë të IKMT-së që nuk lëshojnë as dokument, për ti mundësuar të prekurit të shkojë të ankohet në gjykatë, zyrtarë që nuk guxojnë të pyesin se pse atyre që kanë ngritur kulla pa leje, në mes të Tiranës, u japim një mundësi të dytë, ndërsa dikujt që ka ndërtuar me firmën e ligjshme të kryeministrit, i fusim tritolin vetëm për mospagim taksash.

Nga gërmadhat e hotelit të Irfanit administrata shihet e legenosur, e sakatuar, e telendisur. Një ushtri me të këqinj banalë që i binden në mënyrë robotike urdhrave. Edhe më i baltosur rezulton sistemi gjyqësor. Gjykatësit kanë frikë të hedhin shortin për të marrë një masë preventive. Ata fshihen për të mos u prononcuar, as pro, as kundër. Dhe ashtu sikurse është bërë tashmë normë, Gjykata administrative cakton një datë për procesin, që i jep mundësi krimit të kryehet. Më pas ata thonë shprehjen standarte: “Tani gjykimi s’ka më kuprim pasi akti ka ndodhur”.

Pra, të gjitha pushtetet edhe administrata edhe media edhe drejtësia janë të paralizuara, të frikësuara, jashtë minimumit të funksionit që duhet të kryejnë. Ato thjeshtë hiqen mënjëanë duke i hapur rrugën urdhrave, tekave, perversionit të një njeriut që komandon nga sipër.

Të vetmit që privatisht qëmtojnë ndonjë argument, janë ata që justifikohen duke thënë: “Rama e kishte personale me Irfanin”. Për të dalë nga halli ata argumentojnë se botuesi i News 24 dhe Panorama, nuk mund të bënte lojë të dyfishtë, pra edhe të merrte benefitet e pushtetit, si të gjithë të tjerët edhe ndryshe nga ata, të luante rolin e të pavarurit; Se ai s’mund të bënte diversion brënda Rilindjes, duke i thurur hime Veliajt e duke nxjerrë keq Ramën; Se ai s’mund të tregonte të palarat e tatimeve dhe doganave, ndërkohë që përkëdhelte Taulant Ballën; Se ai duhet të kishte vendosur të zgjidhte midis ushtarit dhe armikut.

Në fakt jo, historia e shembjes të “Prestige Resort”, nuk ka asgjë personale. Sepse dimensioni që ka më pak rëndësi brenda saj është ai i marëdhënies mes botuesit dhe shefit të qeverisë. Në këtë ngjarje është krejt dytësore nëse dikur mediat e Hysenbelliut kanë heshtur për inceneratorët, s’kanë denoncuar kullat e Tiranës, apo kanë mbyllur ndonjë emision që e kalonte cakun e kritikës.

Kjo fabul përpara se të jetë personale është kolektive. Pasi degradimi i saj deri tek tritoli dhe tredhja e të gjitha kundërpushteteve përballë paligjshmërisë është një kambanë alarmi për të tërë. Dallëndyshet, banaqet e emisioneve të mbrëmjes, heronjtë e drejtësisë së re, mund të sillen njësoj me gjithësecilin nga ne. Ata mund ta bëjnë këtë me ç’do person privat apo me çdo forcë politike.

Prandaj, kjo që ndodhi sot i vë përballë një drite më absurde edhe ata që vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë një vend demokratik apo edhe opozitën e berishizuar që krekoset se do të arrijë më shumë se Basha, ndërkohë që asgjë nuk ka ndryshuar nga rrethanat që e masakruan këtë të fundit. Kur asnjë ingranazh s’ka fuqi ta ndalojë makinerinë e dhunës, askush nuk mund ta ndjejë veten imun ndaj saj. Të parët që e kanë ndjerë këtë janë milionerët zvarranikë të mediave.

Tags: ANDI BUSHATIPrestige Resort

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Lëkura e tigrit të Tasmanisë gjendet në një dollap pas 85 vitesh 

Lëkura e tigrit të Tasmanisë gjendet në një dollap pas 85 vitesh 

Haklaj: Mos bini pre e teorive konspirative që përhap berishizmi, SHBA nuk bashkëpunon me “non gratën”

Primaret, shashka e radhës e Sali Berishës!

Turqia dhe Egjipti: A po kthehen rivalët në partnerë?

Turqia dhe Egjipti: A po kthehen rivalët në partnerë?







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com