Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Talibanët detyrojnë gazetaret të mbulojnë fytyrën

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Talibanët detyrojnë gazetaret të mbulojnë fytyrën

Asgjë nuk ka mbetur nga premtimi fillestar i islamistëve për të qenë më tolerantë se paraardhësit e tyre. Gazetaret televizive në Afganistan duhet të mbulojnë tani fytyrën.

Gazetaret e televizioneve në Afganistan u detyruan t’u përkulen pas një dite rezistencë urdhrave të qeverisë talebane për të dalë me fytyra të mbuluara gjatë emisioneve televizive. Prezantueset dhe reporteret e emisioneve të lajmeve të mëngjesit në transmetuesit kryesorë afganë u shfaqën të dielën (22.05.) me shami dhe mbulesë fytyre, ose me maska, ​​që lënë t’u duken vetëm sytë. Shumë prej gazetareve bënë fillimisht rezistencë dhe u shfaqën edhe të shtunën (21.05.) para kamerave me fytyra të pambuluara, edhe pse Ministria famëkeqe për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve kishte urdhëruar që të gjitha gazetaret të shfaqen që nga data 21 maj 2022 me fytyrë të mbuluar.
Afghanistan Sender Zan TV 2017 Deri para dekretit, gazetaret në Afganistan shfaqeshin në ekran vetëm me shami

Sipas dekretit të udhëheqësit taleban Haibatullah Ahundsada, gratë dhe veçanërisht punonjëset e organeve qeveritare duhet të shfaqen në publik vetëm të mbuluara plotësisht. Nëse shkelin rregullat, ato shkarkohen nga puna. Ndëshkime parashikohen edhe për baballarët, bashkëshortët ose kujdestarët meshkuj të grave që nuk mbulohen, si edhe drejtuesit e TV që nuk e zbatojnë këtë urdhër.

Afghanistan Sender Tolo News | Sonia Niazi, Verschleierung von Journalistinnen im TVModeratorja e TOLOnews Sonia Niazi

“Ne luftuam dhe nuk duam të mbajmë maska”, tha moderatorja e TOLOnews Sonia Niazi. “Por Tolonews u vu nën presion”. Sipas saj, ky stacion televiziv u detyrua që ose t’i transferonte ose t’i shkarkojë të gjitha gazetaret që shfaqeshin në ekran vetëm me shami dhe nuk pranonin të mbulonin plotësisht gojën dhe hundën”. Drejtori i TOLOnews Khpolvak Sapai i konfirmoi deklaratat e Niazit. “Na thanë: “Duhet ta bëni këtë, se rrugë tjetër nuk ka”. Pra nuk e bëmë vullnetarisht.

Në solidaritet me moderatoret edhe gazetarët dhe moderatorët meshkuj të TOLOnews vunë maska në fytyrë, njoftojnë korrespondentët. Ndërkohë punonjëset e tjerë të stacionit, të cilat nuk dalin në ekran, vazhdojnë të lënë fytyrën pa mbuluar.

Afghanistan Sender TOLO News | Khatereh Ahmadi, Moderatorin

Pas marrjes së pushtetit në mes të gushtit, talebanët radikalë islamikë premtuan në Kabul një qeveri më të moderuar sesa gjatë sundimit të tyre midis viteve 1996 dhe 2001. Megjithatë muajt e fundit ata u kanë kufizuar grave shumë liri, për shembull për arsim dhe në tregun e punës. Disa gra afgane demonstruan kundër kufizimeve, por talebanët i shtypën demonstratat me forcë. /DW

Tags: Afganistangazetaretmbulojne fytyren

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Protestë për Butrintin/ Arkeologu Baçe: Në krye të fondacionit është një antishqiptar

Protestë për Butrintin/ Arkeologu Baçe: Në krye të fondacionit është një antishqiptar

“Ukrainës t’i dërgohen m*nicione”, Balla-Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

Berisha në krye të PD-së, Balla: Shënuat fitore kundër Amerikës

Berisha fiton bindshëm për kreun e PD-së, vjen reagimi i parë nga Ibsen Elezi

Berisha fiton bindshëm për kreun e PD-së, vjen reagimi i parë nga Ibsen Elezi







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com