Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Taksat më të çuditshme dhe famëkeqe në histori

8 vjet ago
in Të Gjitha
Taksat më të çuditshme dhe famëkeqe në histori

Nga mjekra tek urina, sundimtarët dhe qeveritë e kohës kanë vendosur disa taksa mjaft të çuditshme dhe përgjithësisht famëkeqe…

Taksa mbi urinën

Në Romën e lashtë, urina e njeriut ishte një mall i vlefshëm. Përdorej zakonisht si pastrues – lënda kryesore përbërëse, amoniaku, pastronte mjaft mirë rrobat – ndërsa jo pak njerëz e përdornin urinën edhe për larjen e dhëmbëve të tyre. Kur disa njerëz filluan të grumbullonin rregullisht urinën në sasi të mëdha për t’ua shitur të tjerëve për këto lloj funksionesh, dy perandorët romakë Neroni dhe Vespasiani, vendosën një taksë mbi blerjen e urinës së njeriut, çka çoi në frazën popullore latine “pecunia non olet” ose “paratë nuk bien erë të keqe”.

Taksa mbi mjekrën

Në përpjekje për të perëndimorizuar pamjen e shoqërisë ruse, perandori rus Pjetri i Madh, vendosi një taksë mbi atë që ai mendonte se ishte një stil i modës së vjetër:mjekra. Ata që zgjidhnin të mbanin mjekër, duhej të paguanin një tarifë të caktuar, dhe pasi të kryenin pagesën, në mjekër i lihej një shenjë. Henri VIII, vendosi një taksë të ngjashme në Anglinë e Tudorëve – shuma e taksës rritej në varësi të sjelljes së të zotit të mjekrës në shoqëri.

Taksë mbi sapunin

Fakti që shtresat e larta, kishin prirje të mendonin se njerëzit e shtresave të ulëat kutërbonin erë të keqe, mund të kenë lidhje me taksën 141-vjeçare që hyri në fuqi në vitin 1712:taksa mbi sapunin. Një taksë e rëndë u vendos ndaj sapunit të lëngshëm, që blihej me një çmim modest nga populli. Në fakt, ishte një taksë kaq e rëndë sa që prodhuesit e sapunit filluan ta prodhojnë produktin e tyre për tregun e zi.

Taksa kanadeze mbi kinezët

Gjatë viteve 1885-1923, Kanadaja vendosi atë që taktikisht u quajt “Taksa për kokë kinezi”, për të gjithë emigrantët nga Kina, e cila u miratua për të dekurajuar ardhjen e emigrantëve nga Lindja e Largët. Në kohën kur asnjë grup tjetër etnik nuk paguante asnjë taksë, kolonët kinezë duhej të paguanin plot 50 dollarë (shumë që u rrit në 500 dollarë nga viti 1903). Pasi vendoseshin në Kanada, emigrantët kinezë mund të fitonin më pak se 1 dollar në ditë – gjysma e shumës që do fitonin të bardhët.

Taksa mbi kapelat e burrave

Në vitin 1784, qeveria angleze vendosi një taksë mbi kapelet e burrave. Çmimi i taksës ndryshonte sipas vlerës së kapeles – për një kapele të thjeshtë e të sheshtë që kushtonte nën 4 shilinga, paguhej një taksë prej 3 peni, ndërkohë që për stilet më të shtrenjta, të tilla si kapelet e hershme cilindrike që kushtonin mbi 12 shilinga, taksa shkonte në 2 shilinga.

Taksa e zjarrit

Dimrat në Anglinë së shekullit XVII, qenë kryesisht të ftohtë. Por për shumë njerëz, ato mund të kenë qenë edhe më të acartë, për shkak të një një takse të vendosur mbi të gjitha oxhaqet familjare ndërmjet viteve 1660-1689. Ashtu si me taksën mbi dritaret, e vendosur në vitin 1696, njerëzit i mbyllën me mur oxhaqet e tyre të kushtueshme, dhe dridheshin së ftohti nën batanije në netët e akullta të dimrit, vetëm për të shmangur pagesën e asaj takse.

Taksa e përunjësisë

Për një periudhë të shkurtër kohe, në shekullin XIX, në principatën Travancore në Indi, gratë e kastës më të ulët, ishin të detyruara të paguanin një taksë, nëse donin që të mbulonin gjoksin e tyre në publik. Kjo taksë, e njohur si ‘mulakkaram’, shkaktoi një gjest të jashtëzakonshëm rebelimi, kur një grua e quajtur Nangeli refuzoi ta zbatonte këtë ligj – ajo i preu gjinjtë e saj, dhe ia dorëzoi taksambledhësit në një gjethe palme. Nangeli vdiq nga plagët, por kjo taksë absurde në fund u hoq.

Taksa e burracakërisë

Nëse do të ishit një kalorës në Anglinë mesjetare dhe thirreshit në luftë, por do të kishit frikë ta përballonit atë, mund të paguanit një tarifë – e njohur gjerësisht si taksa e burracakut – që të liroheshe nga shërbimi ushtarak ndaj mbretit. Duke filluar nga viti 1100, sistemi “Scutage” evoluoi në një taksë të përgjithshme mbi tokën e kalorësve në shekullin XIII. Ajo u shndërrua më pas në një gjobë të rëndë që duhej paguar në vend të shërbimit ushtarak, përpara se të anulohej në shekullin XIV.

Taksa mbi mbështetësit e monarkisë

Si Lordi Mbrojtës i Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, Oliver Cromwell, miratoi disa ligje mjaft kufizuese, por një nga taktikat e tij ishte tatimi i armiqve të tij. Ai vendosi një taksë mbi 10 përqindëshin e të ardhurave kundrejt familjeve të njohura monarkiste, i njohur si “tatimi i  dhjetimit”. Ndërsa pretendonte se kishte nevojë për fonde për të financuar milicinë e tij, e cila nga ana e tij ishte e nevojshme vetëm për shkak të veprimeve të Ruajalistëve, disa kanë vënë në dukje se kjo lloj takse është një mënyrë shumë e përshtatshme për të mbajtur nën kontroll armiqtë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: çuditshmefamëkeqehistoritaksat

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 30 shtator

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 30 shtator

Shtypi i ditës, 30 shtator 2017

Shtypi i ditës, 30 shtator 2017

Dorëhiqet Tom Price, udhëtonte me avionë të kushtueshëm, tërbohet Trump

Dorëhiqet Tom Price, udhëtonte me avionë të kushtueshëm, tërbohet Trump

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

14:14 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike
Aktualitet

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

by mirseda
09:32 | 26/07/2025
0

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër...

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025
Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

09:07 | 26/07/2025
“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

09:04 | 26/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com