Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Taksat mjedisore/ Paguajmë 40 miliardë lekë në vit, por jetojmë mbi mbeturina

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Taksat e Mjedisit në Shqipëri”. Sigurisht publikimi është bërë në formatin për të treguar se kemi përmirësime por me shifrat astronomike nuk mundet që të bëhet shaka. Në raport publikohet se lera e taksave të mjedisit në periudhën 2008 – 2015 është rritur mesatarisht 4,7 %. Në 2015, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 40 miliardë lekë që janë afërsisht 300 milionë euro.

A justifikohen 40 miliardë lekë taksa në vit për mjedisin ku jetojmë dhe mënyrën se si ne i menaxhojmë mbetjet tona?

Publikimi i të dhënave nga Instituti i Statistikave u bë në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Sistemi Evropian i Llogarive Ekonomike. Por dikush që ka pak dije në ekonomi kupton se 40 miliardë lekë ose 300 milionë euro janë thuajse 2.8 për qind të PBB-së që shkon si taksë në formën e “taksave mjedisore”. Në qoftë se do të bënim një krahasim me vendet e BE-së do të shihnim që paguajmë më shumë se mesatarja e vendeve që janë amtare të komunitetit. Megjithëse paguajmë kaq shumë para për taksa mjedisore sërish askush nga ne nuk mund të mohojë faktin se mbetemi  vendi më i mbushur me plehra urbane dhe me sistemin më të keq të menaxhimit të mbetjeve në kontinent.

Por përse i kemi paguar konkretisht këto taksa?

Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2015, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 56,64 %, të shoqëruar nga taksat e transportit 39,7 %, taksat e ndotjes me 3,64 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,02 %.

Në vitin 2015, krahasuar më një vit më parë, të ardhurat nga taksat e transportit janë rritur me 5,94 % ndërkohë që të ardhurat nga taksat e energjisë janë ulur me 5,28 % dhe të ardhurat e taksave të ndotjes dhe burimeve natyrore janë ulur me 0,66 %.

Në periudhën 2008-2015, pesha mesatare e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), është 2,77 %. 

Sipas metodologjisë së Bashkimit Europian, klasifikohen si taksa mjedisore taksat mbi konsumin e energjisë, taksat mbi transportin, taksat për ndotjen dhe taksat për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Një raport i Eurostat tregon se në 28 vendet anëtare, të ardhurat nga taksat mjedisore në vitin 2015 qenë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, më të ulëta se sa në Shqipëri. Europianët paguan 2.4 për qind të PBB-së për taksa mjedisore nga gati 2.8 për qind të paguan shqiptarët.

Megjithatë, pavarësisht taksave krahasimisht më të larta të paguara në emër të mbrojtjes së mjedisit, është fakt i njohur nga të gjithë që Shqipëria është vendi me një krizë të përhershme në menaxhimin e mbetjeve urbane, vendi ku mbetjet shpesh hidhen në lumë dhe përfundojnë në det.

 
Tags: 300 milionë euro40 miliardë lekëmbeturinaplehrataksaTaksat mjedisorevit

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Next Post

Franca rikthen 30 azilkërkues/Çipa-Çako: Mos u lodhni kot, nuk iu pranojnë  

U dogj në 70% të trupit, vogëlushja do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi

Kujdes! Nëse keni ndryshuar vendbanim, deklarojeni brenda 15 ditëve që t’i shpëtoni gjobës së majme







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

by mirseda
16:21 | 04/06/2026
0

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye...

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com