Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Franca rikthen 30 azilkërkues/Çipa-Çako: Mos u lodhni kot, nuk iu pranojnë  

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë riatdhesuar 30 shtetas që kishin aplikuar për azil në Francë.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zëvendësministri i Brendshëm,  Stefan Çipa në një prononcim për mediat theksuan se shanset për azil në vendet evropiane janë pothuajse zero. Sipas tyre shtetasit shqiptarë mund të aplikojnë për punë në vendet e BE-së vetëm përmes procedurave ligjore.  

Zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa, ka qartësuar se ‘‘vetë ky grup, por dhe grupe të tjera, duhet t’i japin fund një aventure shumë të kushtueshme për ta dhe për familjet e tyre. Dhe vetë kjo tregon thirrjen e herëpashershme që autoritetet shqiptare u kanë bërë shtetasve të vet, që të heqin dorë nga kjo tentativë e cila kuptohet është e destinuar të dështojë’’.

Ndërsa drejtori i Policisë Haki Çako vuri në dukje se azilkërkuesit duhet ta kenë të qartë se nuk mund të përfitojnë statusit e azilantit.

‘‘Në këtë kuadër mund të them se ne vazhdojmë në mënyrë intensive në bashkëpunim me të gjithë partnerët, por edhe me të gjithë shtetet e tjera të Bashkimit Evropian të cilët kanë bërë më së të qartë se azilkërkimi në vendet e Bashkimit Evropian është i pamundur dhe ndaj në këtë kuadër të gjithë shtetasit shqiptar të cilët marrin iniciativën ose cenojnë dhe nuk respektojnë rregullat e Shengen janë të detyruar të kthehen dhe të riatdhesohen në Shqipëri, duke krijuar një kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe për vetë ata në aspektin financiar, por edhe një kosto të madhe lidhur me të gjithë qytetarët dhe shtetasit shqiptar të cilët mezi presin integrimin dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian’’, u shpreh Çako.

Ai shtoi se ‘‘u bëj një apel të gjithëve, që të orientohen dhe t’i drejtohen respektimit të gjitha normave konform punësimit të ligjshëm me të gjitha procedurat që orientohen nëpërmjet MPJ-së ose të gjitha Agjencive të tjera, pasi shumë vende të BE-së ofrojnë realisht mundësi punësimi, por nuk është kjo rruga dhe mënyra për t’u drejtuar’’, përfundoi Çako.

Tags: 30 azilkërkuesÇakoÇipaFrancarikthen

TË LIDHURA

Aktualitet

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
Aktualitet

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:29 | 04/06/2026
Next Post

U dogj në 70% të trupit, vogëlushja do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi

Kujdes! Nëse keni ndryshuar vendbanim, deklarojeni brenda 15 ditëve që t’i shpëtoni gjobës së majme

Russia's President Vladimir Putin, right, shakes hands with his Macedonian counterpart Gjorge Ivanov at the Kremlin in Moscow, Russia, May 24, 2017. (Sergei Karpukhin/Pool photo via AP)

ANALIZA/Ballkani nën trysninë e ndikimit rus







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

by mirseda
09:33 | 04/06/2026
0

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në...

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:29 | 04/06/2026

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com