Pas takimit me ministren e Arsimit, Besa Shahini, pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë vendosur të hyjnë në grevë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Asamblesë së këtij universiteti, ndërsa greva do të jetë pa afat. Vendimi erdhi pas përfundimit të afatit 1-javor që ata i kishin dhënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Duket se edhe takimi me ministren ka qenë pa rezultat, ndërsa vetë ministrja Shahini tha se ky takim shërbeu për të shuar një sërë keqkuptimesh që disa prej pedagogëve kishin për Paktin për Universitetin.
Pedagogët kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Ndërkohë, pedagogët e Fakultetit Histori-Filologji thanë se do të presin deri në darkë për një vendim të Ministrisë së Arsimit lidhur me Ligjin e Arsimit të Lartë, në të kundërt edhe ata do të hyjnë në grevë.