Pas takimit me drejtorin e ri të DASH-it për Europën Jugore dhe Qendrore, David Kostelancik, ka ardhur reagimi i kryedemokratit Basha, i cili zbulon se për çfarë diskutuan.
Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i PD-së shprehet se në fokus të diskutimit mes tyre ishte vendosja e rendit dhe ligjit në Shqipëri, goditja e korrupsionit dhe forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
“Diskutim shumë i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtorin e ri të Zyrës së Evropës Qendrore Jugore në Departamentin e Shtetit. Përqendruar në ndalimin e mosndëshkimit për politikanët dhe rikthimin e sundimit të ligjit; dhënies fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SH.B.A”, shkruan Basha.