Takimet e Bashës ditën e sotme/ Rama: Ai fle 9 vjet dhe më sfidon me 9 orë punë

Kryeministri Edi Rama ka mësuar ”sfidën” që kryedemokrati Lulzim Basha i ka shpallur në javën e fundit të fushatës.

Në fjalimin e tij në Gjirokastër, Rama tha se një mikeshë e kishte informuar se Basha do të zhvillonte takime nga jugu në veri, për të takuar qytetarët.

Për sfidën e kreut të opozitës, numri një i qeverisë nuk e kurseu ironinë, duke shtuar se shkonte në Gjirokastër me kokën lart.

Edi Rama:Kur po vija këtu më erdhi një mesazh nga një mikeshë që banon këtu në Gjirokastër. Është zonjë në moshë të avancuar.Më shkruante, nuk vi dot o xhan po na ka sfiduar Luli. Më tha që për 9 ditë do bënte 9 takime. Më tha; ça është ky fle 9 vjet dhe na sfidon ne me 9 orë punë. Kështu janë ndarë, disa me punë e disa me llafe. Ka rëndësi që unë jam këtu me kokën lart.”