Rama: Kush voton LSI-PD, derrin maç do merrni. Ilirin lart dhe Saliun poshtë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, iu ka treguar qytetarëve të pranishëm se ka takuar një fallxhore që i kishte treguar numrat 6 dhe 9, dy numrat e PD dhe LSI në fletën e votimit.

Duke iu referuar thirrjes së tij për kreu ne PD Lulzim Basha, për t’u ndarë nga Berisha, Meta dhe Kryemadhi, Rama tha se nuk mund të ndahen 69.

Sipas tij, po vajte tek numrat 6dhe 9 në ditën e votimit të merr djalli dhe të çon në djall.

Edi Rama: “Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke. More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim.

Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po c’lidhje ka shorti. Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Sali lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni.”