Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si do përfundojë marrëdhënia SHBA-Kinë? Koronavirusi ndryshon planet e BE-së

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.

“Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën e fortë dhe ne gjithmonë do të mbrojmë parimet tona, për njerëzit tanë dhe për miqtë tanë”, tha këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, në fillim të bisedimeve me homologët e tij kinezë në Alaskë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha diplomatit të lartë të Kinës, Yang Jiechi dhe Këshilltarit të Shtetit Wang Yi në Ankorixh se pala amerikane do të diskutonte “shqetësimet e saj të thella” në lidhje me veprimet kineze në Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvan, si dhe sulmet kibernetike ndaj Bashkuara Shtetet dhe presionin ekonomik ndaj aleatëve.
“Secila prej këtyre veprimeve kërcënon rendin e bazuar në rregulla që ruan stabilitetin global,” tha ai.

Në përgjigje të gjatë ndaj deklaratave të hapjes nga Shtetet e Bashkuara, Yang u kundërpërgjigj, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për përdorimin e fuqisë së tyre ushtarake dhe epërsinë financiare për të bërë presion ndaj vendeve dhe për abuzim të sigurisë kombëtare për të kërcënuar të ardhmen e tregtisë ndërkombëtare.

Ai tha se Xinjiangu, Hong Kongu dhe Tajvani ishin të gjitha pjesë të pandashme të territorit kinez dhe Kina kundërshton me vendosmëri ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në punët e saj të brendshme.
Zoti Yang tha se të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara ishin në një pikë të ulët me “therjen” e afrikano-amerikanëve dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të merren me punët e tyre dhe Kina me të vetat.

Zyrtari Yang tha se ishte e nevojshme të braktisej “mentaliteti i Luftës së Ftohtë” dhe konfrontimi.

“Mënyra se si ne e shohim marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, siç ka thënë Presidenti Xi Jinping, është se ne shpresojmë të mos shohim asnjë konfrontim, asnjë konflikt, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara nga i cili të dyja vendet përfitojnë”, shtoi zoti Yang.

Pas komenteve të zotit Yang, Sekretari i Shtetit Blinken mbajti gazetarët në dhomë për t’iu përgjigjur fjalimit të gjatë të delegacionit kinez.

Zakonisht fjalimet hapëse të nivelit të lartë zgjasin disa minuta dhe aty janë të pranishëm edhe gazetarët. Por dy shkëmbim mes dy delegacioneve zgjati më shumë se një orë dhe në disa raste ata diskutuan se kur do të nxirreshin gazetarët jashtë dhomës së takimit.

Pas shkëmbimit, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Kina kishte “shkelur” menjëherë protokollin për të cilin ishte rënë dakord, sipas të cilit palët kishin dy minuta kohë për fjalimet hapëse.

Marre nga:Zeri i Amerikes

Tags: alaskekinatension

TË LIDHURA

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Bota

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit

19:15 | 13/03/2026
Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit
Bota

Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

18:59 | 13/03/2026
Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vjet, përfundon me urgjencë në spital
Bota

Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vjet, përfundon me urgjencë në spital

18:57 | 13/03/2026
Next Post
Basha nga Memaliaj: Mirënjohje për pritjen e ngorhtë

Basha nga Memaliaj: Mirënjohje për pritjen e ngorhtë

Inxhinierë dhe Ambientalistë nga Berati: Të ndalet kjo masakër urbane

Inxhinierë dhe Ambientalistë nga Berati: Të ndalet kjo masakër urbane

Vlorë: Gruaja mban burrin të vdekur në banesë prej ditësh

Vlorë: Gruaja mban burrin të vdekur në banesë prej ditësh







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Lapaj: Policia politike e Ramës më përndjek, në 13 vite s’çuan asnjë ministër në Prokurori
Politikë

Lapaj: Policia politike e Ramës më përndjek, në 13 vite s’çuan asnjë ministër në Prokurori

by mirseda
19:31 | 13/03/2026
0

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, përmes një deklarate për mediat nga sheshi para Kryeministrisë ku po...

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit

19:15 | 13/03/2026
Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

18:59 | 13/03/2026
Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vjet, përfundon me urgjencë në spital

Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vjet, përfundon me urgjencë në spital

18:57 | 13/03/2026
Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

18:40 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com