Inxhinierë dhe Ambientalistë nga Berati: Të ndalet kjo masakër urbane

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar ditën e sotem një tryezë diskutimi për Trashëgiminë Kulturore në Qytetin e Beratit.

Midis të fturave ka pasur inxhinierë dhe ambientalistë të cilët kanë ngritur zërin kundër shkatërrimit që sipas tyre po i bëhët këttij qyteti.

Qyteti i Beratit është një vlerë unikale për Shqipërinë dhe jo vetëm, dhe kushdo që do të përpiqet ta dëmtojë trshëgiminë e tij, nuk ka për t’ia dalë qoftë ky edhe Kryeministri, kanë deklaruar midis të tjerash pjesëmarrësit e kësaj tryeze.

Duke ngritur zërin se nuk jemi këtu për të kërkuar vota, por për mbrojtjen e trashëgimisë, pjesëmarrësit madje kanë bërë me dije edhe se ata kanë një sërë projektësh të vlefshme për qytetin e Beratin, të cilat mbrojnë trashegimine kulturore dhe bëjnë të mundur rehabilitimin e qytetit, por edhe të Lumit Osum.

“Ne sot të gjithë që jemi këtu, duam që ky qytet të mos cënohet në emër të asaj që quhet zhvatja, prishje. Ta harrojnë të gjithë që nga kryeministri, që nuk mund të luajë me qytetin e Beratit.

I bëj thirrje kujdes me qendrën historike të Beratit, ti nuk je pronari i Beratit, por je shërbëtori i Beratit. Nëse do të quhesh shërbëtor i Beratit, se ndryshe një ditë atë karrige nuk do ta kesh dhe Berati nuk ka vend për ty, kujdes kujdes me Beratin. Nëse do të futësh dorë në Berat bëhu transparent me ne dhe ne të  japim mendimet tona, se ne nuk vijmë nga tenderat, por nga dashuria për qytetin.

Sot Berati po masakrohet. Qendra e sheshit po bëhet një krim, masakër urbane dhe krim ekonomik. I bëj thirrje SPAK-ut të marrë në dorë fatet e qytetit të Beratit, të zbulojë çfarë afere korruptive dhe të ndalet ajo masakër urbanë që bën një krim ekonomik të pastër”, tha ndër të tjera inxhinieri.

Më pas inxhinier Shkarpa u shpreh: “Ju mediokër kuptoni që ne nuk kemi ardhur për tender, por kemi ardhur të mbrojmë këtë qytet që sot po sakatohet. Ne nuk kemi ardhur për vota, por për sensibilizim dhe mbrojte të vlerave të Beratit. Jemi në krah të presidentit për mbrojtje të kushtetutës”.