Rritet bilanci i viktimave nga tajfuni Lekima që goditi Kinën.
Sipas mediave vendase, 28 persona kanë humbur jetën, 16 rezultojnë të zhdukur ndërsa mbi një milion njerëz janë evakuuar në zona më të sigurta. Autoritetet njoftuan se vdekjet janë shkaktuar për shkak të rrëshqitjeve masive të dheut ndërkohë që 10 njerëz rezultojnë të zhdukur.
Lekima goditi fillimisht në orët e para të së shtunës Wenling, midis Tajvanit dhe kryeqytetit të Kinës, Shanghait.
Stuhia u përshkrua fillimisht si super tajfun, por me kalimin e orëve u dobësua edhe pse fuqia e erës rezultoi shkatërrimtare.
Rrëshqitja e dheut që mbyti disa njerëz ndodhi në Wenzhou, afër vendit ku stuhia bëri që të shembej dheu.
Lekima tani po ngadalëson rrugën drejt veriut përmes provincës Zhejiang dhe pritet të godasë Shanghain, i cili është i populluar me më shumë se 20 milionë banorë.
Dhjetëra qytete po vuajnë mungesën e energjisë elektrike ndërsa rrugët janë pushtuar nga pemët e rëna. Mbi 1 mijë fluturime janë anuluar ndërsa shërbimet hekurudhore janë ndërprerë në të gjithë vendin.