Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Voltanat nuk janë zgjidhja

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Voltanat nuk janë zgjidhja

Nga Skënder Minxhozi:

Planet e kryeministrit Rama për të përzgjedhur një numër zyrtarësh të administratës në Shkodër në bazë të gjinisë, kanë hedhur dyshime mbi kriteret dhe mekanizmin e rekrutimit dhe promovimit të drejtuesve të institucioneve shtetërore. Më i fundit ka dhënë dorëheqjen, i shtyrë nga kjo nismë e kreut të qeverisë, një drejtor i hetimit tatimor i cili kishte vetëm dy muaj që ishte emëruar në atë detyrë.

Shumëkujt do t’i kujtohet sesi në vjeshtën e vitit 2017 kryeministri vendosi t’i përzgjedhë 12 prefektët e rinj, mes shtresës së ish-ushtarakëve, duke e justifikuar veprimin e tij me shkallën e përgjegjshmërisë dhe korrektesën që e karakterizon këtë kategori personash. Ashtu si në rastin e prefektëve, edhe sot kur flitet për emërimin e disa drejtorëve lokalë, vështirë se do të ketë një mekanizëm publik që të na thotë se cila është shkalla e përfitimit real nga kjo lëvizje, e cila në terminologjinë e të drejtave civile kategorizohet si “diskriminim pozitiv”. Pra, promovimi i një pakice në dëm të shumicës së mbetur.

Që Edi Rama beson se gratë janë më rezultative dhe të pakorruptueshme sesa burrat, kjo është një tezë e vjetër e tij. Është gjithashtu edhe një nismë e lavdërueshme drejt barazisë gjinore, në një vend maskilist e të prapambetur sa i përket rolit dhe vendit të grave në të gjitha nivelet drejtuese të administratës e shtetit.

Por si çdo gjë e sforcuar dhe e panatyrshme, edhe kjo puna e grave drejtuese të Shkodrës ngjan më shumë si një goditje me efekt, si një gjest sugjestionues që kërkon të vjelë simpatinë e publikut me pak shpenzime, sesa si një politikë e pjekur dhe e mirëmenduar e një qeverie që ecën me plan dhe vizion. Sepse përtej momentit të parë të simpatisë, tek çdokush që e mendon pak më thellë atë që sheh e dëgjon, lind natyrshëm pyetja në dukje naive, por çarmatosëse: pse duhet të jesh grua që të jesh i aftë dhe i përshtatshëm për të qenë drejtor?! Pse u dashka të përjashtohet e gjithë kategoria mashkullore, vetëm për shkak se tradita na jep një listë të gjatë burrash autoritarë, të dhunshëm dhe të paditur, që kanë prerë majtas-djathtas, e që kanë bërë rrush e kumbulla paret e shtetit?! A mund të jetë ky lloj përgjithësimi, standarti më i saktë i vlerësimit të personave që duhen promovuar?

Kemi pafund shembuj burrash dhe grash të zotët, siç kemi një infinit shembujsh të tjerë, kur kanë qenë të pazotët, servilë dhe të anonimë të dyja kategoritë bashkë. Një shtet që bazohet tek merita, tek hierarkia e vlerave dhe jo të “fintat” e driblimet e momentit (si kjo puna e pushimit kolektiv të burrave nga puna), i ndan drejtë dhe siç duhet postet dhe detyrat. Përndryshe, nga radha e gjatë e burrave “barkderra” dhe të korruptuar që gjallojnë në të gjitha katet e shtetit, do të biem në breshërinë e grave të paditura, arrogante e servile të shefave. Të preferosh gratë apriori, do të thotë të demotivosh ndër të tjera pa të drejtë qindra djem të rinj të shkolluar këto 20 vjet brenda ose jashtë me rezultate të larta, por që për një “tekë kromozomesh”, s’mund të gjejnë dot punë në atdheun e tyre.

Asnjëra nga gjinitë e racës njerëzore nuk është e imunizuar nga e keqja. Kështu thonë edhe militantet më të forta të feminizmit sot në botë. Barazi trajtimi, barazi të drejtash. Jo si në Shkodër, ku nën hijen e Voltanës në ikje, po na thuhet të bëhemi gati ta presim zgjidhjen nga një listë grash që po zëvendësojnë masivisht burrat nëpër zyrat e qarkut. Voltanat nuk janë zgjidhja.

 

Tags: Shkoderskender MinxhoziVoltana Ademizgjidhja

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Misioni i vështirë i fiskalizimit, kostot që do të ketë për biznesin

Misioni i vështirë i fiskalizimit, kostot që do të ketë për biznesin

Lëvizja e re “taktike” e SHBA-së, Palmer emërohet përfaqësues i Ballkanit Perëndimor

Lëvizja e re “taktike” e SHBA-së, Palmer emërohet përfaqësues i Ballkanit Perëndimor

Ngjela analizon situatën: Vendimi i Presidentit nuk justifikohet, pas 30 qershorit…

"Shqiptarët i thanë Edi Ramës: Anadolli nuk ka vend në Shqipëri"







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

by mirseda
14:47 | 27/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e procesit të lirimit të hapësirave publike në vijën bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum....

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

14:05 | 27/03/2026
Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

13:28 | 27/03/2026
Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Nikulajt

Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Nikulajt

13:18 | 27/03/2026
Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

12:52 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com