Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Supershqiptari Donald Lu; Si po i denoncon baronët e drogës ambasadori amerikan  

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Supershqiptari Donald Lu; Si po i denoncon baronët e drogës ambasadori amerikan  

Donald Lu është ambasadori i SHBA-së në Shqipëri. Por jo vetëm kaq:ai është gjithashtu edhe gjahtari kryesor i mafias në vendin ballkanik

Një diplomat duhet të heshtë, kur të gjithë presin që ai të detajojë planet e tij. Ai duhet të thotë haptazi atë që nuk mendon. Dhe kështu me radhë. Diplomatët e shkollës së vjetër, i njohin këto rregulla bazike. Donald Lu, i shpërfill haptazi ato. Kështu ndodhi për shembull edhe këtë javë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, mbajti një fjalim para gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai bëri deklarata të forta, në një mënyrë jo diplomatike.

“Qeveria shqiptare, duhet t’i shpallë luftë krimit të organizuar”, u shpreh me një ton të ashpër Lu. Ka ardhur koha të arrestohen “peshqit e mëdhenj”. Vendi i tij pritës, është kapur për fyti nga trafikantët e drogës dhe pastruesit e parave. Pastaj diplomati u bë edhe më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë sot Shqipërinë.

Në veçanti, zoti Lu përmendi tre mbretër të botës së krimit, të cilët i kishin shpëtuar drejtësisë së paaftë dhe të korruptuar shqiptare: Emiljano Shullazi, Lulëzim Berisha dhe Klement Balili. Çdo shqiptar i njeh emrat e tyre, raportet e medias rreth krimeve të tyre, dhe lidhje e politikanëve me mafian. Është i gjithi një spektakël pa pasoja për keqbërësit.

Baronët e drogës fitojnë miliarda

Shqipëria, vendi i vogël në Adriatik, është shndërruar në një nga prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës në botë gjatë viteve të fundit. Baronët e drogës fitojnë miliarda. Ata mund t’i përdorin paratë për t’u dhënë ryshfete deputetëve, prokurorëve dhe policëve. Kryeministri socialist, Edi Rama, i zgjedhur për një mandat të dytë qeverisës, premton në mënyrë teatrale se qeveria e tij do të fitojë luftën kundër industrisë së paligjshme të kanabisit.

Për ambasadorin amerikan, këto janë deklarata limonadë. Vitin e kaluar, në Shqipëri u ndaluan 1349 persona me akuzën e trafikut të drogës, por vetëm 100 prej tyre u dënuan. S’ka asnjë bos të mafias në mesin e tyre, u shpreh ambasadori Lu në fjalimin e tij para gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Ai e di se akuzat e tij të forta, kanë futur në siklet shumë politikanë në Shqipëri. Por askush nuk ka guxim të kundërshtojë publikisht amerikanin, pasi ai i referohet hapur një të vërtete të pakëndshme. Lu denoncon vilat e shtrenjta të politikanëve, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet jashtë vendit.

Publiku i përgjithshëm është Donald Lu, i cili është më i shqetësuar për të ardhmen e vendit, sesa frazat e politikës shqiptare. Ai tregon me gisht zyrtarët e korruptuar, sulmon prokurorin e përgjithshëm sepse sipas tij po saboton reformën gjyqësore, dhe i inkurajon qytetarët t’i vënë para përgjegjësisë qeveritarët e tyre.

Nëse një gjykatës dëshiron t’u mbyllë gojën gazetarëve me një padi, vetëm për shkak se këta të fundit duan të dinë se si e ka vënë pasurinë e tij legjendare, ndërhyn Xha Lu-ja. “Beteja juaj është beteja jonë”- thotë diplomati – dhe gazetarëve u lejohet të vazhdojnë punën e tyre.

Para se Lu të vinte në Tiranë në fund të vitit 2014, ai iu drejtua shqiptarëve me një video-mesazh. Në të njëjtën kohë ai fliste rrjedhshëm shqip, dhe fitoi zemrat e shumë njerëzve. Më në fund dikush që merrte parasysh shqetësimet e tyre seriozisht, më në fund dikush që nuk e lejon veten të miklohet nga komplimentet e politikanëve lokalë.

Shumë shqiptarë mendojnë për Donald Lu, të cilit i pëlqen të jetë i drejtpërdrejtë dhe nominal në mesazhet e tij. Si një fëmijë emigranti, ai i detyrohej shumë babait të tij. Ky i fundit emigroi nga Kina në SHBA, dhe i siguroi familjes së tij, nëpërmjet një pune të madhe, ëndrrën amerikane.

“Atëherë ju jeni të korruptuar!”

Tani ai është duke luftuar për ëndrrën e tij shqiptare: një shtet funksional, që të mund t’i bashkohet një ditë të largët Bashkimit Evropian. Ambasadori Lu ka nxitur miratimin në Parlament të një reforme në sistemin gjyqësorin, përkundër rezistencës së shumicës së politikanëve, dhe tashmë ai duhet të kujdeset që ajo të vihet në zbatim.

Qëllimi i reformës është që të shqyrtojë figurën e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve sa i përket integritetit të tyre moral, kualifikimet profesionale dhe kontaktet me botën e nëndheshme të krimit. Përpara fillimit të kësaj procedure, disa oficerë gjyqësorë dhanë dorëheqjen. 

Sipas një studimi, pasuritë e 81 gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, qenë shumëfishuar që nga viti 2004. Gjykatës të tillë, kishte parasysh ambasadori amerikan, kur tha në një takim: “Nëse ju mbani një orë në dorë, e cila është më e shtrenjtë se makina ime, ju jeni të korruptuar!”. Në aktivitetin e radhës, gjyqtarët kishin hequr aksesorët e luksit. Për zotin Lu, s’ka arsye për t’u çlodhur. Ai e sheh dekriminalizimin e drejtësisë dhe të politikës shqiptare, si detyrën e tij më të rëndësishme në Shqipëri.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: ambasadoriamerikanbaronëtdenoncondonald ludrogësSupershqiptari

TË LIDHURA

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij
Aktualitet

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

18:43 | 17/09/2025
Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira
Aktualitet

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

17:34 | 17/09/2025
Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital

17:20 | 17/09/2025
Next Post
Përjashtimi i Bashës, Alibeaj: Nuk ikim nga Kuvendi, Ruçi s’i mbyll dot gojën opozitës

Përjashtimi i Bashës, Alibeaj: Nuk ikim nga Kuvendi, Ruçi s'i mbyll dot gojën opozitës

Referendumi i Katalonjës si ai i marsit 1992 të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës

Referendumi i Katalonjës si ai i marsit 1992 të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës

Rama porosit qytetarët: Refuzoni kërkesat për certifikatë në letër!

Rama porosit qytetarët: Refuzoni kërkesat për certifikatë në letër!

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika
Bota

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

by mirseda
20:22 | 17/09/2025
0

Ky është momenti i tmerrshëm kur disa banda përdorin shpata, thika dhe shkopinj metalikë gjatë një përleshjeje...

Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

19:31 | 17/09/2025
Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

19:23 | 17/09/2025
Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re

Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re

19:10 | 17/09/2025
E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse Izraeli kualifikohet

E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse Izraeli kualifikohet

19:03 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com