Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas lajmit se u arrestua bosi turk i kriptomonedhave, i shumëkërkuar nga Interpoli dhe Turqia. Në një postim ne Twitter, ministri i Brendshëm thotë se kjo është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Themeluesi i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, u kap në Himarë.
“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”, shprehet ministri Bledi Çuçi në postimin në Twitter.
Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!
— Bledi Çuçi (@bledicuci) August 30, 2022