Një shpërthim i fuqishëm me granatë ka tronditur Konsullatën ruse në Greqi. Ngjarja është shënuar në orët e para të ditës. Mediat greke raportojnë se në orën 03.50, dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë. Granata ka arritur në postin e rojes, ku edhe ka shpërthyer.
Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.