Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Sulmi ndaj ambasadorëve/ “Investimet e bëra në Shqipëri, histori abuzimesh”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Manjani i uron rrugë të mbarë ambasadores Vlahutin

Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin dhe Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate nje mbledhje te Konferences Gjyqesore Kombetare, ku jane zgjedhur kater anetaret e rinj te KLD. /r/n/r/nEU Delegation in Tirana Romana Vlahutin and Minister of Justice, Ylli Manjani, during a meeting of the National Judicial Conference, where are elected four new members to the HCJ.

Ish-ministri i Drejtësisë Manjani i cili është dhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ditën e sotme ka sulmuar delegacionin e BE-së.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Manjani ka bërë një analizë të detajuar te investimeve të bëra në Shqipëri nga delegacioni I BE-së, ku rezultojnë para të harxhuar kot.

 Megjithatë Manjani shpreh mirënjohje për taksapaguesit evropianë, por thotë se nuk e di a duhet t’u jemi mirënjohës zyrtarëve të tyre. Por nuk mungon as shprehja popullore, kalit të falur nuk i shahen dhëmbët, por siç thotë ai i shihen këmbët. Në fund Manjani përmend raportet ndërkombëtare, për të cilat thotë se ua pimë lëngun.

 

 STATUSI I MANJANI
Thank you!
Nuk di asnjë projekt infrastrukturor të tenderuar, realizuar dhe mbikëqyrur nga Delegacioni i Bashkimit Europian që:
– të ketë mbaruar në kohë,
– të jetë i cilësisë së lartë siç bëhet në hapësirën e BE.
Asnjë kompani me emër në BE nuk di të jetë përzgjedhur për të kryer punime ndërtimore! Asnjë! Vetëm anonime dhe me partnerë lokalë… SAJESA!
Shembuj projektesh cilësisht të këqija ka plot. Po ju sjell në vëmendje disa:
– kanalizimet e Golemit, jo funksionale. Në fakt, hyri uji i detit në tuba sapo u vunë në punë.
– kanalizimet e Vlorës, nuk funksionuan. Impianti u bë e u vodh disa here pa u vënë në punë.
-Kanalizimet në Velipojë e Shëngjin, jo funksionale dhe cilësisht të dobëta.
– ujërat e Zeza Ksamil, defektoze.
– lungomarja (që u bë lungo pare), defektoze.
– pedonalja tek rruga “Murat Toptani”, është për faqe të zezë. Pllakat e gurit lëvizin si tastiere makine shkrimi.
Etj, etj…
Nuk po llogaris këtu sasinë e jashtëzakonshme të parave që Delegacioni i BE në Tiranë ka harxhuar për asistencë teknike!
Me aq para duhet të kishim blerë gjithë shkencën e botës. Në fakt u blenë thashethemexhinj nga e gjithë bota, ndaj këtu vetëm llafet ngelen…
Këto ishin para të dhuruara nga taksapaguesit e BE, të cilëve sinqerisht u jemi mirënjohës!
Po nuk e di a duhet t’u jemi mirënjohës zyrtarëve të tyre që i administruan si deshën! Në shumë raste na është dashur të dublojmë investimet me para të buxhetit të shtetit tonë të varfër, për të mbuluar cilësinë e dobët të Delegacionit të BE!
Nuk akuzoj askënd, por një gjë e di mirë: kur këto gjëra i bëjnë shqiptarët, Delegacioni dhe ambasadorët nuk ngurojnë t’i quajnë “Të Korruptuar”!
E bëjnë këtë gjë pa teklif dhe në dhunim të plotë të parimit të Prezumimit të Pafajësisë!
Sidoqoftë kalit të falur, nuk ja shajmë dhëmbët! Por, kjo nuk do të
thotë që të mos ja shohim këmbët! Kurse me etiketimet që na vënë nëpër raporte, aq na bën! Jua pimë lëngun!

 

 

 

 

Tags: abuzimesh”BërahistoriNeshqiperi

TË LIDHURA

113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur
Politikë

113-vjetori i Pavarësisë — Spiropali: Përkushtimi ndaj integrimit europian mbetet i palëkundur

18:51 | 28/11/2025
Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”
Politikë

Ben Blushi në Ditën e Pavarësisë: “Otomanizmi, sëmundja jonë më e madhe.”

18:06 | 28/11/2025
Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme
Aktualitet

Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme

18:02 | 28/11/2025
Next Post
I dashuri e tradhtoi, Khloe sjell në jetë vajzën në prani të tij

I dashuri e tradhtoi, Khloe sjell në jetë vajzën në prani të tij

Video/ E bukur dhe plot klas, balerina shqiptare në krahët e ambasadorit austriak

Video/ E bukur dhe plot klas, balerina shqiptare në krahët e ambasadorit austriak

Merkel pas takimit me Vuçiç: Serbia ka në dorë Kosovën

Merkel pas takimit me Vuçiç: Serbia ka në dorë Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi
Bota

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

by mirseda
21:54 | 28/11/2025
0

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan Ditën e Pavarësisë. Të veshur kuqezi dhe me simbolet kombëtare,...

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

21:06 | 28/11/2025
Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com