Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sulmi i dytë me eksploziv banesës së të dënuarit për vrasje, si nisi ‘lufta’ me Kolaverët

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Sulmi i dytë me eksploziv banesës së të dënuarit për vrasje, si nisi ‘lufta’ me Kolaverët

Banesa e Gazmir Dacit, i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e fqinjit Valmir Kolaveri dhe plagosjen e vëllait të tij, Robert Kolaveri në Kamëz, është tronditur mbrëmë nga një shpërthim me tritol. Tritoli u vendos në garazhin e banesës së Gazmir Dacit, ndërsa nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

https://tiranatoday.com/shperthim-eksplozivi-ne-bathore-ne-shenjester-i-burgosuri-per-vrasje/

Informacion paraprak nga policia

Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36, në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh.D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Kush është Gazmir Daci dhe konfliktet

Banesa ku u vendos tritoli në Bathore është e Gazmir Dacit, i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit, në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij, Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Për shkak të kësaj ngjarje, në 30 korrik të 2016, ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper. Pas atentatit të dështuar në burg, policia arrestoi 24 orë pas sulmit dy autorët, Ergys Kolaveri, 25 vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezultoi se dy personat qëlluan me armë zjarri drejt Dacit nga një kodër drejt oborrit të burgut, por gabuan në shënjestër, pasi i plagosur mbeti një person nga Kosova.

Kjo nuk është hera e parë që ai vendoset në qendër të sulmeve

Një shpërthim me tritol ndodhi edhe në vitin 2017, në lokalin e babait të Gazmirit, Xhelal Daci, në Rrugën ‘Demokracia’ në Kamëz, ku pati vetëm dëme materiale. Gjithashtu Gazmir Daci i shpëtoi një atentati me snajper në burgun e Vaqarrit më 30 korrik 2016, pasi u plagos gabimisht në këmbë i burgosuri Lili Dulaj.

Konflikti mes Gazmend Dacit dhe vëllezërve Kolaveri, dyshohet se e ka zanafillën në një sherr të ndodhur në Francë, për prishje pazaresh për trafik klandestinësh.

Si i shpëtoi atentatit në burgun e Vaqarrit Gazmir Daci:

Më datë 30.07.2016, rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit, brenda I.E.V.P, Vaqarr, Tiranë, është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetasi Lili Dulaj, i dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i ndaluar me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky person është goditur nga një distancë e konsiderueshme jashtë mureve rrethuese të këtij burgu dhe ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri.

Gjatë veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se, shtetasi Lili Dulaj nuk ka qenë shënjestra e këtij atentati, pasi shënjestër ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën arrest në burg, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje e ngelur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi ky shtetas më datë 04.11.2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një automjet tip “Mercedes Benz” Vito, ku nga verifikimet rezulton posedues shtetasi Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri. Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me shtetasin Enea Caka, kushëri i tij.

Gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largësi, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sa me sipër, u be arrestimi në flagrancë për shtetasit Ergys Kolaveri, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Enea Ceka, 24 vjeç, banues në Tiranë.

 

Tags: atentateksplozivgazmir daci

TË LIDHURA

FSK i bashkohet kërkimeve për 30-vjeçarin në Klos
Aktualitet

FSK i bashkohet kërkimeve për 30-vjeçarin në Klos

12:48 | 29/01/2026
KLGJ reagon sërish, thirrje Kuvendit, Ministrisë së Brendshme e policisë:Të merren masa për sigurinë
Aktualitet

KLGJ reagon sërish, thirrje Kuvendit, Ministrisë së Brendshme e policisë:Të merren masa për sigurinë

12:21 | 29/01/2026
Naim Murseli rrëfen në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë
Aktualitet

Naim Murseli rrëfen në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

12:18 | 29/01/2026
Next Post
Detajet/ Shkojnë për ta vjedhur, maskat qëllojnë me levë hekuri 62-vjeçarin

Detajet/ Shkojnë për ta vjedhur, maskat qëllojnë me levë hekuri 62-vjeçarin

Tritol në shtëpi/ Babai i të dënuarit për vrasje: Po u çoj fjalë, ta shohësh ç’do të bëj

Tritol në shtëpi/ Babai i të dënuarit për vrasje: Po u çoj fjalë, ta shohësh ç'do të bëj

Omleta 800 lekë/ Tatimet bllokojnë restorantet në Durrës e Dhërmi

Omleta 800 lekë/ Tatimet bllokojnë restorantet në Durrës e Dhërmi







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

FSK i bashkohet kërkimeve për 30-vjeçarin në Klos
Aktualitet

FSK i bashkohet kërkimeve për 30-vjeçarin në Klos

by mirseda
12:48 | 29/01/2026
0

Forcat e Sigurisë së Kosovës, FSK, do t’i vijë në ndihmë ekipit shqiptar për gjetjen e trupit...

KLGJ reagon sërish, thirrje Kuvendit, Ministrisë së Brendshme e policisë:Të merren masa për sigurinë

KLGJ reagon sërish, thirrje Kuvendit, Ministrisë së Brendshme e policisë:Të merren masa për sigurinë

12:21 | 29/01/2026
Naim Murseli rrëfen në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

Naim Murseli rrëfen në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

12:18 | 29/01/2026
Dosja “5D”, Apeli i GJKKO liron nga burgu 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Dosja “5D”, Apeli i GJKKO liron nga burgu 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

12:15 | 29/01/2026
Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë në Elbasan

Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë në Elbasan

12:06 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com