E gjithë bota po ‘mban frymën’ ndërsa vëmendja është përqendruar tek sulmet në Siri. SHBA dhe aleatët e saj, Britania e Madhe dhe Franca, nisën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm sulm me raketa në drejtim të kryeqytetit të Sirisë, Damasku dhe përgjatë kësaj zone, duke goditur kështu tre baza kryesore të prodhimit të lëndëve kimike.
Ndërkohë, Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, ‘Sana’, njofton se raketat goditën një bazë ushtarake në provincën Homs, ndërsa u plagosën tre civilë.
Sipas tv shtetërore Press TV, nga sulmet ajrore janë shkaktuar vetëm dëme materiale në degën e Qendrën e Kërkimeve dhe Studimeve Shkencore në veri të Damaskut, në Barzeh.