Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Sulltan Edi Rama dhe nënshtetasit e pabindur të tij

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha
Sulltan Edi Rama dhe nënshtetasit e pabindur të tij

Nga Arlind Qori

Edi Rama ka një vit që hesht përballë urisë dhe rezistencës së naftëtarëve. Ditët e fundit, si i yshtur nga forca të mistershme, nuk rresht pa iu drejtuar naftëtareve greviste: plot pesë postime në Twitter për pak ditë. Flet për të mos thënë e zotuar për asgjë. Tenton të japë urdhra nga lartësia e një sulltani imagjinar që nënshtetasit e tij të pabindur i kanë prishur rehatin me grevën e tyre të pandalshme.

Në çdo fjali të Ramës spikat konceptimi paternalist i shtetit. Për të, si për reaksionarët e shekullit XIX, është një familje e madhe njerëzish të lidhur për gjaku, një bashkësi organike hierarkike me kokën në vendin e vet dhe organet që i binden kësaj të fundit. Vetes, afërmendsh, i ruan vendin e kokës, babait a vëllait të madh të popullit, ku naftëtarët janë thjesht një pjesë e familjes që ka rënë në hall, jo për faj të kreut të familjes.

Sipas këtij konceptimi, raporti midis pushtetmbajtësit dhe atyre mbi të cilët ushtrohet pushteti nuk është as i lidhur përmes kontratës, as përmes interesave dhe kushtëzimeve reciproke, lere më ndonjë parimi universal të së drejtës. Jo, ai është raporti kryekreje hierarkik midis themeltarit të familjes-shtet, i cili nuk i njeh vetes asnjë detyrim, por prej zemërmadhësisë mund të lëshojë diçka, sidomos “vëllezërve” të vet të vegjël.

Sipas Ramës, çështja e naftëtarëve nuk njeh dimensionin objektiv të së drejtës, por atë subjektiv të hallit. Askund ai nuk përmend faktin se pagat e prapambetura për punën e papaguara ulërijnë shkelje të Kodit të Punës, vendimit të gjykatës dhe çdo logjike njerëzisht të kapërdishme. Ai flet për hall që naftëtarëve u ka rënë mbi krye, si të ishte rrufe e hedhur nga ndonjë zot inatçor.

E kur të zë halli, si të kesh thyer këmbën duke luajtur me top, roli i baba-vëllait shpirtmadh është të të qajë hallin, jo të të japë të drejtë. Mbase të të mjekojë plagën, por jo të vërë përpara përgjegjësisë shkaktarët e një padrejtësie. “Me dorë në zemër” – si përpara oxhakut duke ngrënë gështenja, por jo nëpërmjet instrumenteve të shtetit, që do të duhej të vinte përpara përgjegjësisë vjedhësit e qindra miliona eurove pasuri publike dhe gjak naftëtarësh.

Naftëtaret greviste dhe shokët e tyre në protestë nuk shihen si qytetarë që kanë zotësinë politike e juridike të ushtrojnë të drejtat e tyre përmes grevës e protestës, por si fëmijë trazovaçë që i bien këmbës, ndërkohë që prindi ka halle. Për Ramën, ata lëshojnë dëngla (ultimatume) në vend që t’i thërrasin arsyes dhe të kuptojnë se edhe shkopin, edhe arrën e ka në dorë ai, “i zoti i shtëpisë” i cili, përpara se t’u zgjidhë hallin, do t’u japë një mësim të mirë: “Nuk ka trimëri me babën! Ulni kokën, lypni ndihmë për hallin dhe do të shihni bujarinë time!”

Rama nuk lë rast pa e hedhur përgjegjësinë tutje vetes. “Fajin nuk ua ka baba, por zinxhiri i njerkëve politikë e privatë përpara meje!” Fajin e ka PD, LSI, pronarët e kompanive, edhe horoskopi po të doni, por jo ai dhe qeveria e tij. Afërmendsh prej 2008 e tëhu kopeja e zuzarëve që kanë përgjegjësi për shkretimin e rafinerisë është e gjerë. Aty futen ish-kryeministra, ish-ministra, ish-drejtorë, lloj-lloj oligarkësh e spekulantësh vendas e të huaj, por mes tyre është edhe “baba-dovleti” ynë, që ka mbi 7 vjet që dredh tespihet nga maja e pushtetit. Rama dhe qeveria e tij janë përgjegjës politikisht dhe penalisht që nuk kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për pagat e prapambetura të naftëtarëve, për doçët që sjell si biznesmenë të suksesshëm në Ballsh dhe të cilët mbushin thesin dhe ia therin vrapit pa kaluar viti.

Sidoqoftë Rama ka një hall të madh. Ai nuk po e përballon dot politikisht grevën e naftëtarëve, sidomos tani që stafetën e kanë marrë gratë. Ndoshta mendon se imazhi i tij si përparimtar është ciflosur si mos më keq, ose kupton se po i lëvizin themelet elektorale në një nga zonat që i duket sikur partia e tij e ka bastion. Ai kërkon që naftëtarët ta ndalin grevën si kusht për nisjen e bisedimeve, paçka se greva e urisë nuk është akt lufte, as terrorizmi, por dëshmi e forcës morale të një grupi të vendosur punëtorësh.

Ai do t’i çarmatosë pikërisht nga epërsia morale që ata kanë konsoliduar jo për t’i sjellë në tryezën e bisedimeve, por për t’i ulur në këmbët e tij dhe q’aty t’u flasë me zë kumbues për “surprizën” që ka ruajtur për ta. Ai e di që nëse punëtoret dalin nga greva pa marrë asnjë zotim për pagat a plan për rifillimin e punës në rafineri, do ta kenë thuajse të pamundur t’i rihyjnë grevës. E imagjinon po ashtu urinë dhe lodhjen e tyre dhe kërkon të luajë me to. Kërkon të pikasë hallkën e dobët për t’i goditur fort.

Po nëse Rama e ka gjetur përgjigjen për problemet e naftëtarëve, nëse ka një plan se si mund t’i marrin pagat e prapambetura dhe të rifillojë puna, pse nuk e shpall publikisht? Pse i torturon prej ditësh naftëtarët? Mos ndoshta sepse në fakt është duke luajtur blofin dhe pas shpinës ka thjesht karamelen propagandistike të radhës? Historia e deritanishme na mëson se Rama është një sulltan i paaftë, impotent përpara oligarkëve dhe pa imagjinatë politike.

Ai nuk do të guxonte kurrë të pranonte hetimin e qindra miliona eurove të grabitura në uzinë se ai vetë, së bashku me kushedi sa të tjerë, do të përfundonin pas hekurave; as mund t’u vërë kufirin te thana importuesve të naftës të cilëve nuk u intereson që në Shqipëri të përpunohet naftë; lere më të hartojë një plan ambicioz të kthimit të uzinës në pronësi publike, duke nisur një plan afatgjatë investimesh për t’i dhënë Ballshit dhe mbarë Shqipërisë një model të ri zhvillimor.

Ai nuk di, nuk do dhe nuk guxon. Pas krahëve ka thjesht një copëz asistence sociale 6000 lekëshe të cilën kërkon t’ua hedhë naftëtarëve si qenit kockën, me shpresën se ata do t’i thonë “po imzot!”. Sa pak i njeh ato gra e burra!

Tags: arlind qoriedi ramaopnion

TË LIDHURA

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!
Aktualitet

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

13:57 | 28/05/2025
Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kazakistani

13:53 | 28/05/2025
Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj
Aktualitet

Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj

13:51 | 28/05/2025
Next Post
Azerbajxhani: Në tre ditë kemi neutralizuar 2.300 ushtarë armenë

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për një armëpushim të ri

Turqia zgjat misionin e eksplorimit në Mesdhe, pritet reagimi i Greqisë

Turqia zgjat misionin e eksplorimit në Mesdhe, pritet reagimi i Greqisë

Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Fier/ Policia dhe FNSH ‘blindojnë’ Fierin

Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Fier/ Policia dhe FNSH ‘blindojnë’ Fierin

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!
Aktualitet

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

by mirseda
13:57 | 28/05/2025
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën për dosje e “Sterilizimit”, është shprehur se gjykata e ka...

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve

Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kazakistani

13:53 | 28/05/2025
Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj

Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj

13:51 | 28/05/2025
Xhensila dhe Ledri, prapë bashkë?

Xhensila dhe Ledri, prapë bashkë?

13:48 | 28/05/2025
Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

13:44 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com