Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Sula: Lidhjet e Sheshit me Sigurimin janë provuar, s’kemi asnjë shtytje politike

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sula: Lidhjet e Sheshit me Sigurimin janë provuar, s’kemi asnjë shtytje politike

Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Genta Mara Sula, tha sot për “Zërin e Amerikës”, se verifikimet dhe vendimi ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, janë të sakta dhe të bazuara në dokumenta, që provojnë lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit.

Zonja Sula shprehu keqardhjen që vendimi i Autoritetit u publikua nga burime të tjera në kundërshtim me ligjet e konfidencialitetit, por institucioni i saj është i bindur në saktësinë e vendimit.

“Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori” – tha zonja Sula.

Ajo hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e tij për prapamendime politike në veprimtarinë e institucionit, i cili ka verifikuar deri tani mbi 1 mijë e 500 persona, vetëm 5 prej tyre janë ankuar dhe vetëm për njërin vendim është tërhequr pas.

Prokurori Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), mohoi dje që ai të ketë qenë i rekrutuar nga strukturat e ish sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush dhe para ligjit nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i ish Sigurimit të Shtetit shqiptar”, – u shpreh zoti Sheshi në mbledhjen e KLP-së.

Me këtë mohim të plotë ai sot ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“Skenari nuk synon thjesht vetëm goditjen e personit tim si hakmarrje për çështjet që kam hetuar apo përfaqësuar si prokuror, apo për mendimet që kam shfaqur si anëtar i KLP-së për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Prokuror i Përgjithshëm, por mendoj se synohet goditja dhe vendosja nën trysni e të gjithë institucionit të KLP-së, pasi kemi ardhur në një moment përfundimtar të krijimit të SPAK-ut dhe përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm”, u shpreh ai.

Zoti Sheshi shtoi se “pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara që janë pjesë e rëndësishme të politikës, jo vetëm të njërit krah, por dhe persona me pushtet të lartë”.

Autoriteti ka gjetur dokumente, sipas të cilit, zoti Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.

Ligji pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit./voa/

TË LIDHURA

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

11:17 | 24/05/2025
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, policia nis hetimet
Aktualitet

Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

10:56 | 24/05/2025
Next Post
Merr epitetin si vajza me sytë ‘Disney’, shqiptarja po mahnit në X Factor në Danimarkë

Merr epitetin si vajza me sytë ‘Disney’, shqiptarja po mahnit në X Factor në Danimarkë

Masakrat në shkolla/ Izraelitët prodhojnë çantat anti-plumb, pritet bum shitjesh në SHBA

Masakrat në shkolla/ Izraelitët prodhojnë çantat anti-plumb, pritet bum shitjesh në SHBA

Tmerr/ SHBA-të përfshihen nga temperatura si të Antarktidës

Tmerr/ SHBA-të përfshihen nga temperatura si të Antarktidës

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

by mirseda
11:17 | 24/05/2025
0

Një shtetas italian, D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin...

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, policia nis hetimet

Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

10:56 | 24/05/2025
Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

10:17 | 24/05/2025
Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

09:47 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com