Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sukses shkencor- Shpëtim Nazarko boton referimin për teorinë e tij në një publikim shkencor të rangut më të lartë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sukses shkencor- Shpëtim Nazarko boton referimin për teorinë e tij në një publikim shkencor të rangut më të lartë

Botimi prej Shpëtim Nazarkos dhe Arban Ukës në 22 qershor 2022, i referimit të mbajtur në Kongresin e 15-të  Marcel Grossman, në Romë, ka nxitur Profesor Artan Fugën të bëjë një status në lidhje me këtë sukses të mikut të tij Nazarko.

Marcel  Grossman, ka qenë një matematikan zviceran, shok klase i Ajnshtajnit që e ndihmoi në teorinë e tij të relativitetit.

Në emrin e tij, prej shumë vitesh zhvillohen nën kujdesin e shkencëtarëve të mëdhenj të kësaj fushe, kongreset Marcel Grossman. Qëllimi i këtyre kongreseve që organizohen prej 1985- kongresi më i vjetër në këtë fushë,- është t’u ofrojë nxitje shkencëtarëve që të thellojnë kuptimin tonë  të strukturave të hapësirë-kohës, ashtu si dhe të analizojnë gjendjen e eksperimenteve në vazhdim që synojnë të testojnë teorinë e gravitacionit të Ajnshtajnit.

Drejtuesi dhe themeluesi i këtij kongresi, së bashku me nobelistin Abdus Salam prej 1985 është njeri nga shkencëtarët më të mëdhenj të fizikës teorike në botë,Remo Ruffini, drejtor i Qendrës Botërore të Astrofizikës Relativistike.

Ideja themelore e punimit

Ideja themelore e  punimit të Shpëtim Nazarkos në fjalë ,për të interesuarit e fizikës mund të gjendet në https://www.worldscientific.com/doi/epdf/10.1142/9789811258251_0106. Krejt referimi gjendet në përmbledhjen me 3 vëllime të referimeve në atë kongres.

Punimi me titull: shprehja e re e energjisë, dhe përdorimi i parametrave hapësinorë për të arritur Unifikimin, bazuar në idetë e Ajnshtajnit dhe Uilerit (Wheleer) përfaqëson një përpjekje origjinale në drejtimin kryesor që kërkon fizika sot-Unifikimin, me formulat e veta koherente, me një numër të kufizuar konstantesh fizike, etj. Në lidhje me punimin, formulat në fjalë, kishte shprehur konsiderata vlerësuese një shkencëtar i madh rus, Igor Byluzhenkov.

Ai  shprehte vlerësimin për këtë punim dhe në një botim të mëhershëm shkencor të tijin, në një revistë të Astrofizikës.

Vlerësimi i shkencētarit rus në Astrofizika

Më poshtë gjeni si duket botimi i referimeve të Kongresit të 15, që mund të porositet në internet.

Komenti i profesor Fugës

Profesor Fuga, lektor në Paris dhe kërkues në qendra elitare franceze u takua me Nazarkon para disa ditësh. Pas takimit, ai shkroi këtë status në facebook, status që ekzalton suksesin e arritur nëpërmjet botimit, synon të paraqesë të thjeshtëzuar idenë kryesore dhe të shtrojë shqetësimin për cilësinë e teksteve të shkollës tonë..

Filozofi, fizikë, gjeopolitikë me mikun tim Shpëtim Nazarko një ditë të nxehtë behari te Melissa në Durrës.

Kishte edhe miq të tjerë, por po i lë një çikë qetë këtë radhë!

Urimet më të mira mikut tim Shpëtim Nazarko për pjesëmarrjen në Kongresin e 15-të, mbi teorinë e përgjithshme të relativitetit, mbajtur në Romë, si edhe botimin e kumtimit shkencor ku Arban Uka dhe Shpëtim Nazarko kanë paraqitur idenë dhe interpretimin e tyre mbi shprehjet e reja të energjisë dhe parametrat hapësinorë për të realizuar unifikimin bazuar te teoritë e Ajnshtajnit dhe Wheeler.

Këtu në një ditë vape korriku duke dëgjuar me ëndje mikun tim dhe diskutuar me të për shprehjen gjuhësore dhe matematikore të botës kuantike, për filozofinë e re bazuar te zbulimet dhe interpretimet kuantike që nga Punkareja, De Brojli, Bohri deri te Heizenbergu, Shredingeri!

Në fakt atë ditë i fala me qejf mikut tim librin e Max Plankut blerë gabimisht në Paris sepse kishte shume formula matematikore dhe nuk penetroja dot në to! Ai po! E do shumë atë konstanten e Plankut!

Unë kurrë nuk fal libra, por ai e meriton !

Po hallin se kam këtu. Shpëtim Nazarko kur e pyet vlerëson arsimimin e tij dikur në shkollën e mesme, shahist i shkëlqyer, njohës i fizikës kuantike, mendimtar në fushën e filozofisë të shkencave, gjeopoliticien, botues!

Të mendosh se filozofia sot në shkollën e mesme ka mbetur deri te fizika e Njutonit! E shumta deri te konceptet e mekanicizmit dhe materializmit !

Me shekuj pas!

Si të ulurish!

Ku të lehësh si qen!

Ku të kafshosh si ujk!

Lëre se nuk të dëgjojnë, por as të kuptojnë. Të shohin me ca sy idiotë dhe rrinë si hunj gardhi!

A na jep vota ky Heizenbergu ? – duket sikur pyesin. Po tendera a bën?

Të gjitha këto që brezat të mos mbesin injorantë dhe idiotë në logjikë dhe botëkuptim!

Nazarko i Madh buzëqesh kur i çaj veshët me këto piskama!

Është një çikë si shumë elitar dreqin e vet! Unë jam masovik E dua dijen për masat!

Urime shumë zotit Uka dhe atij! /Balkanweb

Tags: profesor Fugapunim shkencorshpetim nazarko

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Atmosferë nga Beogradi: “Gjithnjë kemi shkak për të pasur frikë”

Atmosferë nga Beogradi: "Gjithnjë kemi shkak për të pasur frikë"

U godit nga skafi, fëmija ndërron jetë në vend

U godit nga skafi, fëmija ndërron jetë në vend

Shpërthen Braçe: Paratë e krimit të organizuar po pastrohen përmes kriptomonedhave

E përplasi me skaf, shpërthen Erion Braçe: Si nuk ndalen ky soj?!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com