Dendësia e popullatës dhe lëvizshmëria janë dy faktorë që e zgjasin sezonin e gripit. Një studim i fundit kryer në këtë drejtim, ka arritur në përfundimin se kush jeton në qytete të mëdha, ka më shumë probabilitet të semurët, sepse gripi zgjat më shumë.
Këtë përfundim e dëshmon një studim i bazuar në një analizë statistikore të publikuar në revistën “Science”, ku ka evidentuar se në qytetet e vogla, virusi i gripit qarkullon për një kohë më të shkurtër se në qytetet e mëdha.
Për rrjedhojë, në qendrat që janë shumë të populluara, qarkullimi i një numri të rritur personash sjell edhe më shumë kontakte mes individëve të prekur, duke e bërë të pashmangshëm zgjatjen e periudhës gripale.