Ndryshimet e fundit në qeveri kanë lënë 5 vende bosh në drejtimin e Komisioneve Parlamentare. Burimet i thanë “Report TV” se për një pjesë të këtyre vendeve do të “rehabilitojnë” një pjesë të ministrave të shkarkuar.
Qysh kur Erjon Braçe u zgjodh zëvendëskryeministër, karrigia e tij si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ngeli bosh. PS pritet të propozojë për këtë pozicion ish-ministrin Arben Ahmetaj.
Bërja e Bledar Çuçit ministër Bujqësie ka prodhuar dy vakanca: një në bashkëkryesimin e reformës zgjedhore, dhe një si nënkryetar i Komisionit të Integrimit. Për këtë të fundit, PS nuk ka marrë ende një vendim, dhe pse emrat më të përfolur për të qenë nënkryetarë të këtij komisioni janë ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ose deputeti Ervin Bushati.
Ndërkohë, si bashkëkryetare të Reformës Zgjedhore, PS pritet të propozojë Blerina Gjylametin.
Ministri i ri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes do të zëvendësohet nga Niko Peleshi. Ish ministri i Bujqësisë do të propozohet si kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.
Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë. PS pritet të propozojë në këtë pozicion deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu./shqiptarja.com