Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Studimi/Ja pse është e lehtë fshehja e parave të pista

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Studimi/Ja pse është e lehtë fshehja e parave të pista

Një libër i botuar në vitin 2014 e tronditi botën e financave në parajsat fiskale. “Global Shell Games” nxori në pah lehtësinë me të cilën kompanitë guacka mund të pastrojnë para apo të shmangin taksat, duke përdorur llogaritë bankare të ruajtura nga kompani guacka anonime.

Libri, aktivizmi i OJQ-ve dhe rrjedhjet e shumta të informacioneve konfidenciale vitet e fundit, me rastin e fundit “Pandora Papers” në fillim të këtij muaji, i nxiti qeveritë të rrisin transparencën e korporatave.

Britania dhe vendet e tjera prezantuan regjistrat publikë të pronarëve të kompanive. Amerika miratoi një ligj që i jep fund anonimitetit të kompanive guacka. Por cili është rezultati? Autorët e librit kanë realizuar së fundmi një studim të ri që tregon se në fakt kanë ndryshuar shumë pak gjëra.

Bankat dhe ofruesit e shërbimeve për korporatat (CSP), kompani që krijojnë kompani për të tjerët, dhe që synohet të jenë në vijën e parë të luftës kundër krimit financiar bëjnë një punë të tmerrshme për të bërë dallimin midis klientëve të ligjshëm dhe atyre që shkelin ligjin.

Tre ekspertët që kryen studimin-Xhejzën Sharman nga Universiteti i Kembrixhit, dhe Daniel Nielson dhe Majkëll Findlej nga Universiteti i Teksasit në Ostin – ndërmorën atë që ata e quajtën një “ekspeditë misterioze të blerjeve”. Ata regjistruan kompani guacka me profile të ndryshme rreziku, dhe më pas dërguan më shumë se 30.000 e-maile në banka dhe CSP në çdo vend të botës për të krijuar llogari bankare.

Pjesa më e madhe e këtyre kompanive ndodhej në vende me një rrezik të lartë korrupsioni, të tilla si Papua Guinea e Re ose Pakistani. Vendndodhjet më të sigurta ishin Australia dhe Zelanda e Re. Në mes ishin kompanitë guacka nga parajsat e njohura fiskale si Ishujt e Virgjër Britanikë.

Në disa misione autorët dhe ekipi i tyre u paraqitën si biznesmenë të ligjshëm; në raste të tjera si njerëz që kishin probleme me ligjin, siç janë shumë nga njerëzit që janë pjesë e listave të zeza. Sistemi global kundër pastrimit të parave (AML) që ka evoluar që nga vitet 1980 nën Task–Forcën e Veprimit Financiar (FATF), një agjenci shumëpalëshe, mbështetet shumë tek sektori privat për të pastruar paratë e pista.

Bankat duhet të ndjekin rregullin “njoh klientin tuaj”, dhe të identifikojnë pronarin e vërtetë të klientit, ose “përfituesin”. Ky regjim “i bazuar tek rreziku” është prishur sugjeron studimi. Autorët zbuluan se profilet e ndryshme të rrezikut nuk bënë “thuajse asnjë diferencë” në gatishmërinë e bankave për të hapur një llogari; dhe CSP-të ishin edhe më pak të ndjeshme ndaj rrezikut.

Studimi tregon se puna e zhurmshme e AML-së po “i delegohet një sektori privat që nuk mundet ose nuk do që ta bëjë atë”, thotë Sharman. “Bankat nuk janë në gjendje ose nuk duan të bëjnë gjykime të imta të rrezikut që kërkon vetë sistemi, pasi ato përdorin procedura të standardizuara dhe të përgjithshme”- thekson ai. / “The Economist” – Bota.al

Tags: llogari bankarePandora Papersparate e pista

TË LIDHURA

Masakra në një shkollë në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 9 numri i viktimave!
Bota

Masakra në një shkollë në Turqi, rëndohet bilanci, shkon në 9 numri i viktimave!

17:45 | 15/04/2026
Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

17:11 | 15/04/2026
“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Melonin: Ajo ka qenë negative!
Bota

“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Melonin: Ajo ka qenë negative!

15:31 | 15/04/2026
Next Post
Basha: Vetting politikanëve nga SPAK

"Pse gënjen Rama për sekret”? Basha reagon për komisionin "Becchetti"

Kina miraton një ligj të ri: Stop mësimit intensiv pas shkollës

Kina miraton një ligj të ri: Stop mësimit intensiv pas shkollës

“Sistemi i Berishës ka rënë”, zbardhet një tjetër qarkore në PD

Pse po nxiton Sali Berisha për të pushtuar PD?







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet
Aktualitet

“Ka tritol në një makinë”/ Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ja çfarë dyshohet

by mirseda
18:42 | 15/04/2026
0

Ka rezultuar fals alarmi për një lëndë plasëse në zonën pranë zonës së, 9-katësheve në Tiranë. “News24”...

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

18:29 | 15/04/2026
Karakaçi: 87% e aksit Elbasan-Papër i përfunduar

Karakaçi: 87% e aksit Elbasan-Papër i përfunduar

18:25 | 15/04/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari vlerëson Rexhep Uka: Një thesar njerëzor dhe model unik në jetë

Prefekti Shkëlqim Hajdari vlerëson Rexhep Uka: Një thesar njerëzor dhe model unik në jetë

17:50 | 15/04/2026
Zjarr te QSUT, Braçe kërkon hetim dhe përgjegjësi

Zjarr te QSUT, Braçe kërkon hetim dhe përgjegjësi

17:47 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com