E hënë, 16 Maj, 2022
25.5 C
Tirana

Kina miraton një ligj të ri: Stop mësimit intensiv pas shkollës

Kina ka miratuar një ligj arsimor që synon të zvogëlojë presionin e detyrave të tepërta të shtëpisë dhe mësimit intensiv pas shkollës, thonë mediat shtetërore. Prindërve u kërkohet të sigurojnë që fëmijët e tyre të kenë kohë të arsyeshme për pushim, stërvitje dhe të mos kalojnë shumë kohë në internet.

Në muajin gusht, Kina ndaloi provimet me shkrim për fëmijët gjashtë dhe shtatë vjeç. Zyrtarët paralajmëruan në atë kohë se shëndeti fizik dhe mendor i nxënësve po dëmtohej.

Vitin e fundit shteti ka prezantuar gjithashtu një sërë masash, që synojnë zbutjen e “varësisë” së fëmijëve nga interneti dhe kultura popullore. Masa e fundit u miratua të shtunën nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar, organi i përhershëm legjislativ i vendit.

Detajet e plota të ligjit nuk janë publikuar ende, por raportet e mediave sugjerojnë se ai inkurajon prindërit të ushqejnë moralin, zhvillimin intelektual dhe zakonet sociale të fëmijëve të tyre.

Pushteti vendor do të jetë përgjegjës për zbatimin, si sigurimi i fondeve për “pasurimin e aktiviteteve jashtë-kurrikulare”.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...