Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Presioni i lartë i gjakut, i quajtur teknikisht hipertension, është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, dhe shkaku kryesor i vdekjeve të hershme në mbarë botën. Ai mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të zvogëlojë fluksin e gjakut në tru, duke çuar në demencë vaskulare dhe rënie të aftësive siç është edhe humbja e kujtesës.

Tani, një studim i fundit ka zbuluar se presioni i lartë i gjakut është i lidhur me përshpejtimin e plakjes së trurit. Sipas hulumtimit, një person me hipertension është më i rrezikuar nga plakja e trurit. Dhe me çdo rritje prej 1 mmHg mbi presionin optimal të gjakut, vërehet një rritje prej 5– 7 ditë të moshës së trurit.

Për shembull, një person me para–hipertension, presioni sistolik i të cilit është 135 mm Hgdhe presioni diastolik 85 mm Hg (13.5 me 8.5), ka një tru më shumë se 6 muaj më të plakur sesa një person me presion optimal të gjakut (110/70 mmHg).

Gama normale e rekomanduar për presionin e gjakut konsiderohet 120/80 mmHg, por një nivel më i shëndetshëm ose optimal është rreth 110/70 mmHg. Profesor Nikolas Sherbuin, autori kryesor i studimit u shpreh: “Mendimi se truri i dikujt nis të ketë probleme për shkak të presionit të lartë të gjakut në fazën e vonë të jetës, nuk është plotësisht i vërtetë. Ato nisin më herët. Pra që në momentin që njerëzit kanë një presion normal të gjakut”.

Presioni i lartë i gjakut, ushtron një presion shtesë mbi organet e brendshme si zemra, truri dhe veshkat, të cilat e dëmtojnë cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër mungesa e gjumit mund ta bëjë më të vështirë për trupin që të rregullojë hormonet e stresit, gjë që çon tek presioni i lartë i gjakut.

Krahasuar me një person me hipertension, një njeri me një presion optimal të gjakut, parashikohet të ketë një tru më të shëndetshëm dhe më të ri kur është në moshën e mesme.

Profesor Uollter Abajaratna, bashkautor i studimit tha: “Është e rëndësishme që njerëzit të kenë që në fillim të jetës një stil jetese dhe dietë ushqimore të duhur për të parandaluar rritjen e tepërt të presionit të gjakut, në vend që të presim që ai të shndërrohet në një problem”.

Ekipi kreu skanime të trurit dhe kontrolle të presionit të gjakut tek 2000 të rritur të shëndetshëm mbi 40 vjeç për 12 vjet. Gjetjet janë alarmante, veçanërisht për të rriturit më të rinj në moshë, pasi duhet kohë për të parë ndikimin negativ shëndetësor në tru të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut.

Profesor Sherbuin nënvizon: “Duke zbuluar ndikimin e rritjes së presionit të gjakut në shëndetin e trurit të njerëzve tek të 40-at e lart, ne duhet të supozojmë se efektet e presionit të lartë të gjakut duhet të rriten përgjatë shumë viteve, dhe mund të fillojnë në të 20-at e tyre.Kjo do të thotë që truri i një të riu është tashmë i pambrojtur”. /Bota.al

Tags: hipertensionpresioni i larte i gjakuttruri i njeriut

TË LIDHURA

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë
Bota

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

18:32 | 20/11/2025
Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev
Bota

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

15:06 | 20/11/2025
Next Post
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

E pazakontë! Hapet fondacion online për Luizin, mbi 8000 dollarë grumbullohen në pak orë

E pazakontë! Hapet fondacion online për Luizin, mbi 8000 dollarë grumbullohen në pak orë







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com