Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Studimi/ Ç’janë tumoret dhe sa na prekin? Çfarë duhet të dimë?

4 vjet ago
in Kryesore
Studimi/ Ç’janë tumoret dhe sa na prekin? Çfarë duhet të dimë?

Mbi tri mijë shqiptarë vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve kancerogjene dhe kardiovaskulare. Por cilët janë shkaktarët kryesorë të tumoreve? Sipas Institutit të Shëndetit Publik, i pari shkak llogaritet duhani. Por nuk është vetëm duhani faktori i përhapjes së tumoreve, por edhe shumë faktorë të tjerë. P.sh niveli i lartë i ndotjes së ambientit ku jetojmë.

Diagnostikimi me aparatura moderne ka nxjerrë në pah se kemi rreth 400 raste te reja në vit me tumore në sistemin nervor, çka i rendit këto sëmundje të dytat, për numrin e madh të vdekjeve pas sëmundjeve kardio-vaskulare.  Por çfarë prekin tumoret në organet e njeriut, cilat janë simptomat dhe çfare e shton rrezikun? Tirana Today sjell disa nga shqetesime për lexuesit.

Organet që prekin tumoret

Kanceri është shtimi i pakontrolluar i qelizave jonormale, të cilat ndryshojnë nga indi normal. Ky shtim i parregullt i këtyre qelizave mund të çojë drejt vdekjes kur këto qeliza pengojnë funksionimin normal të organeve të trupit të njeriut ose përhapen në të gjithë trupin duke dëmtuar sistemin qendror. Në ditët e sotme vihet re se të sëmurët me kancer janë të prekur nga forma të ndryshme në të cilat ai shfaqet. Kanceri mund të prekë inde të ndryshme të trupit ose organe si: Mushkërinë, zorrën e trashë, gjirin, lëkurën, indet nervore etj. Kanceri nuk është një sëmundje e lehtë dhe shanset për të mbijetuar ndryshojnë në varësi të llojit të sëmundjes.

Simptomat e tumoreve

Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Në mushkëri ai mund të shkaktojë kollë, bllokim frymëmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndërsa kanceri i zorrës së trashë zakonisht shkakton diarre apo rrjedhje gjaku gjatë jashtëqitjes. Disa forma të kancerit mund të mos shfaqin ndonjë simptomë të dukshme. Në disa raste simptomat shfaqen në stadet ku tumori ka evoluar. Këto forma janë të vështira për t’u kuruar. Përgjithësisht simptomat e shfaqura janë të njëjta për disa forma të shfaqjes së kancerit, si: Ethe, temperaturë, të dridhura, djersitje gjatë natës, humbje peshe që shoqërohet me ulje të oreksit, dobësi dhe lodhje. Pavarësisht nga simptomat kanceri diagnostikohet nga analizat. Edhe pse përcaktimi i llojit të kancerit shfaq vështirësitë e veta e rëndësishme është që trajtimi i sëmundjes të arrihet të bëhet në kohën e duhur.

Kanceri brenda në prostatë

Kanceri i prostatit është mes kancereve më të zakonshëm tek burrat në vendet e zhvilluara. Rreth 400 mijë raste të tilla shfaqen çdo vit në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë dhe afro 90 mijë burra pritet të vdesin nga kjo sëmundje. Parashikohet që ndërsa burrat në vendet e zhvilluara jetojnë më gjatë, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostatës të rritet, nëse këtu nuk merren parasysh përparimet shkencore. Në fakt, shkencëtarët vazhdimisht përpiqen për trajtime të reja më të suksesshme. Mjekët u bëjnë thirrje burrave mbi moshën 50 vjeç që çdo vit të kryejnë analiza të gjakut për antigjenin e veçantë të prostatit. Kjo analizë ndryshe quhet PSA. Niveli i lartë ose rritja e nivelit të këtij antigjeni është shenjë paralajmëruese për kancer në prostat.

Dieta ushqimore dhe shfaqja e kancerit

Përherë ka mbizotëruar mendimi se vitamina E mund të ndihmojë për pakësimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por një studim i ri tregon se tek njerëzit me probleme nga këto sëmundje, vitamina E aktualisht e shton këtë rrezik. Autorët e studimit theksojnë se pjesëmarrësit në studim u trajtuan me doza të larta vitamine E, rreth 400 miligramë në ditë, dhe se njerëzit duhet të përpiqen të konsumojnë çdo ditë rreth 15 miligramë vitaminë E, e cila mund të gjendet lehtë në një dietë të balancuar ushqimore.Një studim i ri, tregon se vitamina E mund t’u bëjë dëm personave me probleme të kaluara në zemër, apo me diabet. Tek personat me rrezik të lartë sëmundjesh, vitamina E nuk parandalon sëmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve të gjakut në tru, gjithashtu kjo vitaminë nuk parandalon kancerin.

Kërkimet kundër progresit të kancerit

Shkencëtarët e kancerit janë të mendimit se ne jemi në fundin e epokës së re në kërkimet mbi kancerin. Diagnostikimet dhe trajtimet më të fundit janë në rrugë të mbarë dhe me një fjalë do të thotë rritje në përqindjen e të mbijetuarve. Janë duke u bërë hapa të mëdhenj në ketë drejtim falë ndihmës së kërkimeve themelore të kryera më parë. Ekipet kërkimore synojnë të realizojnë 10 qëllime deri në vitin 2020 përkundrejt progresit, i cili do të jetë i njëtrajtshëm. Mjekët synojnë të reduktojnë numrin e duhanpirësve nga 12 në 8 milionë, duke reduktuar kështu edhe rastet e të sëmurëve me kancer, duke dyfishuar trajtimet përmirësuese me sa më pak efekte anësore dhe shtimin e realizimin e mundësive që pacientët të diagnostikohen që në stadet fillestare.

Çfarë e shton rrezikun e kancerit

– Nëse në familje keni histori të kancerit

– Nëse jeni duke përdor apo keni përdorur produkte të duhanit, siç janë cigaret apo llullat e posaçme për të pirë duhan.

– Konsumimi i rregullt i alkoolit

– Konsumimi i ushqimit që përmban yndyrë të lartë gjatë tërë jetës tuaj

– Ekspozimi i lartë ndaj rrezatimeve siç janë rëntgenogram dhe rrezet ultraviolete

– Përdorimi i llambave diellore dhe aparateve për nxirrje të lëkurës

– Rrezet ultravioletë e marra nga aparatet për nxirrje të lëkurës

– Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nëse punoni me to, siç janë metalet apo pesticidet. /Tirana Today

 

Tags: mjeksiashendetiTumoret

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia
Aktualitet

Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia

19:20 | 07/06/2025
Next Post
Formula 1/ Leklerk sfidon Vershtapenin për fitoren në shtëpi, Hamilton i shtati

Formula 1/ Leklerk sfidon Vershtapenin për fitoren në shtëpi, Hamilton i shtati

Lufta që ia dorëzoi Shqipërinë komunizmit dhe llasticat me Twitter të pandemisë

Berisha Non Grata, në shtyllën e turpit ka gozhdë për të gjithë

Guardiola do të shkojë në Serie A: …do t’i marr me vete kur të vij në Itali

Guardiola do të shkojë në Serie A: ...do t’i marr me vete kur të vij në Itali

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com