Ferrari mori një pole position të papritur por pret me nervozizëm garën e sotme
Sharl Leklerk nuk ka rekord të mirë në garat në shtëpi, pasi nuk ka arritur të përfundojë sa herë që ka garuar në Monako që nga ditët e tij të hershme të kategorive të formulës.
Kërcënimi i madh Leklerkut do t’i vijë nga partneri i tij i vjetër Maks Vershtapen, i cili po garonte shumë shpejt në përpjekjen e tij të fundit para se të duhej të abortonte xhiron e shpejtë për shkak të flamurit të kuq, dje gjatë provave zyrtare. Vershtapen gjithashtu nuk ka fituar kurrë në Monako.
Nëse Leklerk mban pozicionin e parë në nisje, Vershtapeni pritet të qëndrojë pas Ferrarit dhe strategjia do të jetë thelbësore në përcaktimin se kush e fiton këtë garë.
Hamilton jashtë pozicioni, niset i 7-i
Kampioni i botës raportoi gabime në konfigurimin e makinës pas provave zyrtare.
Hera e fundit që Ljuis Hemilton ishte kaq poshtë në provat zyrtare ishte në Brazil katër vjet më parë kur ai u përplas në Q1 dhe duhej të fillonte garën nga korsia e bokseve. Por, në Monako, një pistë e tillë e ngjeshur rezultoi problematike për sjelljen e gomave në temperaturë, gjë që e la atë të shtatin në mes të rrëmujës. /Tirana Today