E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Guardiola do të shkojë në Serie A: …do t’i marr me vete kur të vij në Itali

Sot në 5 pasdite ndeshja e fundit kampionatit në Premier League (tashmë e fituar, e treta në pesë vjet) kundër Evertonit. Të shtunën e ardhshme mundësia për të ngritur Ligën e Kampionëve me Mançester Sitin, dhjetë vjet pas herës së fundit, kur Guardiola fitoi kupën e tij të dytë me veshë të mëdhenj si trajner i një Barcelone që ka hyrë në histori si një nga skuadrat më të forta të të gjitha kohërave: “Një grup që u formua ndoshta për shkak të rreshtimit të yjeve, me aq shumë monstra të gjithë së bashku, shumica e tyre të rritur në çerdhen katalanase. Dhe atëherë ishte Mesi, më i forti në botë, ndër 4-5 më të mirët në histori. Kur shkonim për të luajtur finalet e Ligës së Kampionëve, dukeshin si miqësore pasi vetëdija ishte e lartë. Por të shtunën tjetër do të jetë ndryshe, ne në Manchester City nuk jemi aq të mësuar me këto ndeshje “. Italia? Pep buzëqesh, i ftuar nderi në BoboTV, kanali i Kristian Vierit në Twitch, ku gjithashtu gjeti ish-shokun e ekipit Antonio Kasanon, të ndeshur gjatë aventurës së tij të shkurtër te Roma si lojtar. “Por ne fund te fundit nuk kemi luajtur kurre bashke, kemi qene gjithmone në stol ti, une dhe Batistuta. Seriozisht, më erdhi keq që erdha në fundin e karrierës, por ishte gjithsesi një përvojë e mrekullueshme “. Si dhe aventura në Breshia nën urdhrat e Karlo Maxones: “Unë shkova atje si kapiten i Barcelonës, si një lojtar i shkëlqyeshëm. Por sapo më pa, ai më tha: “Unë nuk të kam dashur. Kam Giuntin në atë rol dhe ai ka besimin tim. Sidoqoftë duhet ta them që je i fortë. Do të të dua dhe do të të bëj të luash ”. Ai më trajtoi si një bir. Dhe atje takova Roberto Baxhon. Një lojtar me inteligjencë të jashtëzakonshme. Kam qenë me fat që kam luajtur me të “.

Dhe një fat tjetër i madh ishte gjetja e Johan Krojfit gjatë karrierës: “Pa të nuk do të isha trajner. Më hapi sytë. Kur isha një nga lojtarët e tij, ai shpenzoi një shumë të mirë parash për një mbrojtës si Koman,”sepse nëse e nis lojën keë nga mbrojtja, edhe topat shkojnë  keq për sulmuesit”. Ky dhe shumë koncepte të tjera u mësuan të gjithë të rinjve të “kanterës”, kështu që kur një nga të rinjtë promovohej në ekipin e parë ai tashmë dinte çfarë të bënte.

Udhëtimi në Argjentinë ishte gjithashtu i rëndësishëm në trajnimin tim: brenda dy ditësh fola për futbollin për 8 orë me Menottin dhe 11 të tjerë me Bielsën. Ishte një dhuratë e shkëlqyer për mua. Marselo më tha se sekreti i tij ishin 14-15 veprime mbrojtëse të cilat i mbante në një fletore. Ende mbaj mend teksa mendoja: “Ma jep, të lutem. Është si Grali i Shenjtë”.

Kështu lindi “stili i Guardiolës”: “Në të vërtetë mendoj se është e rëndësishme të përshtatemi me lojtarët. Padyshim që mënyra e të sulmuarit është e ndryshme nëse ke Mesin apo Levandovskin. Atëherë është e qartë, ka parime themelore dhe thelbësore. Dhe gjithashtu do t’i marr me vete kur të vij në Itali …”. /Tirana Today

Lexo edhe :   Euro 2020/ Nis sonte me Itali-Turqi, ja gjithçka duhet të dini mbi ndeshjen
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...