Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Studimi 40-vjeçar/ Ata që ecin ngadalë kur shëtisin, plaken më shpejt

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Studimi 40-vjeçar/ Ata që ecin ngadalë kur shëtisin, plaken më shpejt

Të jesh një njeri që shëtit ngadalë, nuk do të thotë vetëm të shijosh me qetësi një shëtitje gjatë kohës së lirë. Sipas studimeve më të reja, ecja me hapa të ngadaltë, mund të jetë një simptomë e deficiteve të mëdha në shëndetin fizik dhe atë konjitiv.

Gjetjet e reja vijnë nga një studim i gjatë në kohë, që përfshiu mbi më shumë se 900 banorë nga Zelanda e Re. Ai nisi që në vitet 1970, dhe ka zbuluar se njerëzit që janë në të 40-at e tyre dhe që ecin me hapa të ngadaltë, kanë më shumë të ngjarë të tregojnë shenja të plakjes së përshpejtuar biologjike, dhe një komprometim të funksionit të trurit.

“Ajo çka është realisht mbresëlënëse, është se kjo vërehet tek 45-vjeçarët,  dhe jo tek pacientët e moshuar”- thotë studiuesja e biomjekësisë Line Rasmusen nga Universiteti Djuk. Rasmusen dhe studiuesit e tjerë, ekzaminuan pjesëmarrësit në Studimin Dandin, një studim jashtëzakonisht i gjatë shëndetësor, që nisi gati 5 dekada më parë me një grup prej mbi 1.000 njerëzish të moshës 3-vjeçare.

Në studimet e reja, që vlerësojnë shëndetin e 904 prej pjesëmarrësve të mbetur në moshën 45 vjeçare, ekipi zbuloi se shpejtësia e ecjes në këmbë në moshën e mesme, duket se na jep një panoramë unike mbi procesin e plakjes, dhe që i ka gjurmët që në fëmijëri.

“Ky studim mbuloi periudhën nga vitet parashkollore deri në moshën e mesme. Ai zbuloi se një ecje e ngadaltë, tregon shenjat e një problemi disa dekada para së mbërrijë mosha e thyer”- thotë psikologu dhe neuroshkencetari i Universitetit Djuk, Terri Mofit.

Në studim, pjesëmarrësit 45-vjeçarë që kishin matur shpejtësinë e tyre të ecjes, u vlerësuan mbi një numër parametrash të funksioneve të përditshme fizike. Ata u vlerësuan gjithashtu edhe për shenjat e plakjes së përshpejtuar, përfshirë 19 tregues të ndryshëm, duke filluar nga presioni i gjakut, deri tek shëndeti i dhëmbëve.

Ndërkohë truri i tyre u skadua përmes MRI. Gjithashtu, u morën në shqyrtim edhe të dhënat historike nga studimi i gjatë, siç janë ato të aftësisë neurokonjitive, bazuar në testet e kryera kur pjesëmarrësit në studim ishin ende fëmijë. Rezultatet janë tejet domethënëse.

Ato zbulojnë se shpejtësi më e ngadaltë e ecjes në mesin e të 40-ve, është e lidhur me një funksion më të dobët fizik të trupit, dhe me një plakje të përshpejtuar. Kjo tregohet edhe nga “përkeqësimi më i shpejtë i sistemeve të organeve të shumëfishta”, dhe një analizë vizuale e veçantë e fytyrës së pjesëmarrësve, në raport me moshën që kanë.

Për më tepër, ecja e ngadaltë në këtë moshë, shoqërohej edhe me një funksionim më të dobët neurokonjitiv, dhe jo vetëm në kohën e testimit. “Në studimin tonë, shpejtësia e ecjes lidhej jo vetëm me funksionin neurokonjitiv në moshë madhore, por edhe me funksionimin neurokonjtiv në fëmijërinë e hershme”- shpjegojnë autorët në artikullin e tyre studimor.

Ndërsa grupi Dandin nuk iu nënshtrua skanimeve të trurit në fillim të studimit, bazuar në testet e sotme, ata që shëtitësin me hapa të ngadaltë, kishin mesatarisht një vëllim më të zvogëluar të trurit, dhe një trashësi më të vogël të korteksit.

Me gjithë kufizimet në këtë studim që pranohen nga vetë studiuesit, ata shprehen se ka shumë për të “zbuluar” në shqyrtimin e lidhjes midis funksionimit neurokonjitiv të fëmijëve, dhe shpejtësisë së ecjes së një njeriu në moshën e mesme.

“Ne nuk duhet të supozojmë, që rezultatet e dobëta të testimit njohës tek fëmijët 3-vjeç, tregojnë domosdoshmërisht se ata do të kenë probleme shëndetësore gjatë gjithë jetës së tyre”- thotë studiuesja e mjekësisë geriatrike Stefani Studenski nga Universiteti i Pitsburgut në SHBA, që nuk ishte i përfshirë në studim

“Por ne po shohim se si mund të kontribuojnë këto të dhëna, në një performancën më të dobët konjitive të nje njeriu, dhe të eksplorojmë strategjitë e duhura, për t’i përmirësuar këta kontribuues”- thekson ajo. Nëse do të arrijmë të kuptojmë natyrën e lidhjeve që ky studim gati 5-dekadësh ka zbuluar, mund të ndikojmë potencialisht në mënyrë pozitive tek faktorët shoqërorë, që mund të rritin jetëgjatësinë biologjike dhe funksionin neurokonjitiv tek njerëzit./ TIRANA TODAY

Tags: 40-vjeçarecinmë shpejtngadalëplakenshëtisinStudimi

TË LIDHURA

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
I vuri flakën të dashurit në gjumë, 25-vjeçarja dënohet me 60 vite burg

I vuri flakën të dashurit në gjumë, 25-vjeçarja dënohet me 60 vite burg

Pas alarmit për bombë në makinën e tij, flet gjyqtari: Ja kush ma bëri telefonatën

Pas alarmit për bombë në makinën e tij, flet gjyqtari: Ja kush ma bëri telefonatën

Përplasen dy makina në Elbasan, 4 persona të plagosur

Përplasen dy makina në Elbasan, 4 persona të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com