Studentët kanë dalë sërish sot për të protestuar, duke kërkuar me vendosmëri plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Megjithatë, tashmë ata kanë një tjetër pikë që do i shtohet listës së tyre.
Kërkesa e nëntë konsiston në heqjen e procedimit penal të ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, mes tyre edhe artistë.
“Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata, duke mohuar në mënyre kategorike dialogun me Ramën.
Një student i proceduar penalisht, i cili studion Mjekësi, ka thënë se kërkon prova nga ana e policisë nëse ka dhunuar institucionin e ministrisë së Arsimit.
“Nuk kam hedhur kurrë një letër as një çamçakëz në tokë. Në qoftë se policia që më procedon ka prova, le të më burgosin. Di 5 gjuhë të huaja. Turp që po na trajtojnë kështu”, tha studenti i proceduar penalisht.