Studentët kanë kundërshtuar me forcë marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike.
Mes brohorimash, ata kundërshtojnë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të kësaj lëvizje në këtë protestë. Studentët mjaft të revoltuar, i kanë ndërprerë fjalën pedagogut, duke mos e lejuar të flasë.
Qindra studentë janë grumbulluar përpara ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, për plotësimin e kërkesave të tyre.