Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të tretë. Ata janë grumbulluar rreth orës tetë në godinat e fakulteteve, dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, pranë Rrugës së Durrësit.
Raportohet se protesta ka nisur dhe në Universitetet e rretheve si në Elbasan, Shkodër, Durrës dhe Vlorë.
Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave, përmirësim të kushteve të konvikteve, si dhe kërkesën që në Bordin e Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
https://tiranatoday.com/beteja-vazhdon-mblidhen-studentet-pjesemarrje-masive/