gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Streha e fundit e Edi Ramës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Golat e nëntorit

Nga: Rudina Hajdari

Krekosja e Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me siguri i ka gjetur shumë veshë, të cilët janë ndier mirë me atë që kanë dëgjuar duke prekur telat e nacionalizmit brenda tyre. Sigurisht që disa nga gjërat që u thanë në atë fjalim, lidhur me akuzat ndaj UÇK-së për trafik organesh dhe raportin e Dick Marty, apo mënyrën se si Gjykata Speciale po i përshkruan para publikut ndërkombëtar ish-komandantët dhe luftën e UÇK në përgjithësi, a thua se nuk kanë luftuar për liri, por kanë qenë pushtues e barbarë, qëndrojnë.

Por synimi i Ramës nuk ishte aspak të përdorte foltoren për të adresuar një çështje kombëtare, por të përdorte çështjen kombëtare si strehim të fundit. Ai e përdori për të rregulluar pozicionin e tij politik dhe spostuar debatin në një tjetër çështje, aq më tepër kur sapo kishte dalë edhe progresraporti i BE-së, i cili e pikturonte vendin me probleme të thella të korrupsionit, krimit të organizuar, raportin e pushtetit me mediat si edhe kritikonte politika si ajo e amnistisë fiskale, e cila ndihmon në pastrimin e parave të krimit.

Fjalimi, pra, nuk kishte të bënte as me vendosjen në vend të ndonjë padrejtësie, sepse ai e di që fjalimi i tij nuk do të ndryshojë asgjë, madje në fakt unë mendoj se do ta përkeqësojë situatën e ish-komandantëve të UÇK-së që gjenden sot në Hagë. Fjalimi i tij nuk kishte të bënte as me drejtshkrimin e emrit Kosova, sepse kjo është një vendimmarrje, e cila nuk kalon nga ato vise. Fjalimi i tij nuk kishte të bënte as me shpjegimin e pozicionit të Shqipërisë për një çështje të caktuar, sepse pozicioni ynë dihet.

Fjalimi, pra, ishte thjesht një tjetër gjellë propagande e servirur për shqiptarët si këtej dhe andej kufirit, që synon të mbulojë disa të vërteta të tjera. E vërteta është se Edi Rama e ka dobësuar pozicionin politik dhe ekonomik të Kosovës duke ndjekur linjën e Ballkanit të hapur të udhëhequr nga Serbia. E ka dobësuar politikisht Kosovën sepse e vendos në pozicionin e refuzuesit të bashkëpunimit, teksa me të drejtë pala kosovare nuk preferon të hyjë në një marrëveshje ku dobësohet ekonomikisht. Dhe ekonomia na tregon se nga hapja e tregjeve mes vendeve tona, pa rregulla dhe politika mbrojtëse për fermerët e prodhimin në përgjithësi, përfituesi kryesor është vetëm Serbia dhe fiton në kurriz të shqiptarëve si të Kosovës dhe të Shqipërisë. E vërteta është se Edi Rama e ka varfëruar qytetarin shqiptar këto 9 vite të qeverisjes së tij.

“EuroNews”, në emisionin e tij “Barometri”, publikoi një sondazh javën e kaluar, i cili kishte të dhëna ulëritëse. Gati 80% e shqiptarëve mendonin se gjërat në vend shkojnë ose keq, ose shumë keq, dhe kur këta pyeteshin se cili ishte problemi kryesor që hasnin rreth gjysma e tyre përgjigjej “USHQIMI”.

Pra, e vërteta është se shqiptarët sot, në masë, janë duke vuajtur për bukën e gojës dhe stomakun e tyre zor se e mbush dot kakarisja e gjelit në majë të foltores së Asamblesë së KiE. E vërteta është se nuk ka pasur asnjë qeverisje më parë ky vend, i cili t’i ketë futur dorën në xhep kaq thellë shqiptarëve. Dhe nuk e ka futur thjesht në xhepat tona, pra, ne që jetojmë sot në Shqipëri. Jo! E ka futur dorën edhe në xhepin e stërmbesave dhe stërnipërve tanë që ende nuk kanë lindur. Sepse pagesat e çmendura për koncesionet që nuk japin asnjë shërbim, si inceneratorët, sterilizimi, laboratorët, check up etj. janë borxhe, të cilat do të duhen gjenerata për t’i larë. Dhe e keqja nuk mbaron këtu. Paratë që vidhen, pra, nëpërmjet skemave koncesionare, janë para të cilat mungojnë në ndërtimin e shkollave të reja, spitaleve moderne, hapjen e vendeve të punës në infrastrukturë, modernizimin e vendit e kthimin e tij në një hapësirë ku çdokush prej nesh me kënaqësi e pa asnjë merak do të ndërtonte jetën e do të rriste fëmijët këtu.

E vërteta është se gjatë qeverisjes së Edi Ramës shpërtheu vala më masive emigratore në vend, duke shpopulluar dukshëm gjithë vendin nga veriu në jug. Shqiptarët qysh kur ky person u bë Kryeministër kryesojnë statistikat europiane për kërkesa për azil. Shqiptarët sot, në vitin 2022, edhe në këtë moment që po lexohet ky shkrim, janë nëpër gomone duke rrezikuar jetën e tyre dhe fëmijëve në det, për të shkuar diku ku mund të ndërtojnë jetën. E, pra, e vërteta është se 9 vitet e qeverisjes së Edi Ramës janë një pikturë e shëmtuar e mbushur me korrupsion e paaftësi, të cilat kanë mbjellë varfëri dhe emigrim.

Ai e di këtë dhe e ka kuptuar se propaganda e tij me foto e video imagjinare nuk pi më ujë. Ndaj edhe ka zgjedhur një strehë tjetër që u kujtua pas shumë vitesh me shpresë se do i gënjejë edhe njëherë shqiptarët, atë që zgjedhin gjithë maskarenjtë e korruptuar, nacionalizmin e ushtruar nga foltoret e organizmave ndërkombëtare. Kjo, jam e bindur, do të jetë edhe streha e tij e fundit!

Tags: edi ramaRudina Hajdari

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Alfred Lela, poezi Sali Berishës në 78-vjetorin e lindjes

Alfred Lela, poezi Sali Berishës në 78-vjetorin e lindjes

“Pse është nder të jesh në skenë me mua?”, Rama vë në siklet politikanen holandeze

“Pse është nder të jesh në skenë me mua?”, Rama vë në siklet politikanen holandeze

Meta paralajmëron protesta: Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë

Meta jep paralajmërimin e radhës: Do i japim goditjen në themel këtij sistemi







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
23:02 | 25/03/2026
0

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e...

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

22:53 | 25/03/2026
Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

22:53 | 25/03/2026
Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com