Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Strategjia bllokuese e Rusisë ndaj anëtarësimit të Ballkanit në NATO dhe BE

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Strategjia bllokuese e Rusisë ndaj anëtarësimit të Ballkanit në NATO dhe BE

Bardhi Quku, Tirana Today/Aspirata kryesore e shteteve të Ballkanit Perëndimor është padyshim integrimi në Bashkimin Evropian. Por, shumë prej këtyre vendeve iu duhet ende shumë punë në reformat e ndërmarra për të qenë pjesë e Unionit. Ndërsa vetë Bashkimi Evropian gjendet në një situatë delikate të fragmentimit të tij, ku nga njëra anë është rritur separatizmi dhe nga ana tjetër, dëshira e vendeve për të qenë pjesë e këtij projekti sa vjen e zbehet.

Faktori rus

Përveç këtyre faktorëve që qëndrojnë mbi kokën e Ballkanit Perëndimor dhe vetë Bashkimit Evropian, një faktor tjetër është edhe ekspansioni gjeopolitik i Rusisë. Kjo e fundit, ka tentuar historikisht përmes çdo manovre që të mbajë në stanjacion vendet e Ballkanit, duke shtrirë ndikimin e saj në vendet që kryesisht kanë lidhje historike dhe kulturore me të, siç është Serbia.

Për këtë arsye, Rusia e ka kthyer në qëllim në vetvete bllokimin e procesit të anëtarësimit të këtyre vendeve në strukturat euroatlantike, duke nisur që nga NATO e deri tek Bashkimi Evropian. Kur vjen fjala tek Aleanca e Atlantikut të Veriut, Rusinë vazhdon ta ndjekë hija e krizës së Kosovës gjatë viteve 1990 dhe bombardimet në Serbi në fillim të vitit 1999. Këtë veprim të Aleancës, Rusia e cilësoi si të padrejtë asokohe, pasi ai nuk e pa dritën jeshile të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pjesë e së cilës është edhe Kremlini.

Kjo bëri që Rusia që të forcojë gjithnjë e më shumë miqësinë me Serbinë dhe ta shndërrojë në objektiv bllokimin e kësaj të fundit për t’u bërë pjesë e NATO-s, duke shtruar pyetjen sugjestionuese tek politika zyrtare e Beogradit, se si mund të bëhet anëtar i Aleancës një vend prej së cilës u bombardua gjatë luftës së Kosovës.

Por, Rusia nuk ka lënë pas as vendet e tjera të Ballkanit për të shtrirë ndikimin e saj mbi në mënyrë që të mos anëtarësohen në NATO, siç ishte përpjekja e dështuar me Malin e Zi dhe Maqedonia në anën tjetër që përveç sferës së ndikimit rus ka problemin ende të pazgjidhur të emrit me Greqinë.

Ballkani, BE dhe Rusia në mes

Rusia ka mundur të tërheqë këto vende pas vetes edhe kur bëhet fjalë për raportin e saj me Bashkimin Evropian siç ishte në rastin e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës. Pak kohë më parë Serbia, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina refuzuan në bllok që t’i bashkoheshin sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Kjo tregon qartë influencën ruse ndaj këtyre vendeve por, edhe orientimin e tyre politik dhe gjeopolitik. Aq sa shumë liderë të Ballkanit e kanë përdorur orientimin pro rus si kërcënim ndaj vetë Bashkimit Evropian. Ndërsa Brukseli nga ana e tij, mund të ketë një politikë që përcjell stabilitet në rajon edhe pse ka pasoja për vetë demokracinë e këtyre vendeve.

Rusia nga ana tjetër, përbën një kundërpeshë ndaj Perëndimit në Ballkan, duke transmetuar politikën e influencës dhe orientimit drejt Lindjes, ndryshe nga ajo që duan popujt e këtij rajoni.

Rusia e sheh me rrezik zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve dhe realizimit të reformave që do t’i hapnin rrugën e integrimit në NATO dhe BE, pasi një forcim gjithnjë e më shumë i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të thotë më shumë tërheqje nga sfera e ndikimit në vendet e Lindjes.

Për këtë arsye, parandalimi i zgjerimit të mëtejshëm të aleancës është një nga objektivat afatgjatë të politikës së jashtme ruse. Lidershipi rus i druhet një vale të re të zgjerimit të NATO-s, e cila mund të krijojë një impuls ekspansionist dhe që mund të përhapet në hapësirën post-sovjetike.

Maqedonia

Rusia ka qenë gjithnjë e prirur të përfitojë nga problemet lokale, që janë të rrënjosura thellë në vendet e Ballkanit Perëndimor, siç mund të përmendim këtu përplasjen e Maqedonisë me Greqinë për shkak të emrit, e cila është bërë një pengesë e madhe në anëtarësimin e saj në NATO.

Drejtuesi i Qendrës për Studime të Sigurisë në Maqedoni, Selim Ibrahimi thekson se Rusia synon që shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtarësuar në NATO të orientohen kah Moskës: “Që nga viti 2009 Rusia me të gjitha mjetet e diplomacisë së butë, propagandës informative dhe ndërhyrjeve hibride e ka dominuar Ballkanin dhe Maqedoninë deri në pranverë të këtij viti. Në Mal të Zi nëpërmjet influencës në sektorin privat dhe atë inteligjent arriti të organizojë sulme të fshehta kundër qeveritarëve pro amerikanë të Malit të Zi. Në fakt influenca ruse vazhdon në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni duke i përdorur mjetet sociale dhe politikanët lokalë. Rusia synon që shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtarësuar në NATO të qëndrojnë anësh kësaj aleance ose të mbajnë qëndrim neutral”.

Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi

Bosnje-Hercegovina e cila vijon të jetë një shtet i fragmentuar, ku separatizmi qëndron mbi kokë si çekan dhe mund ta godasë nga dita në ditë, nisur edhe nga deklarata e kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik i cili ngulmon vazhdimisht për bashkimin e kësaj republike me Serbinë dhe sugjeron që edhe veriu i Kosovës t’i bashkohet serbëve gjithashtu.

Ndërkaq, Mali i Zi arriti t’i shkëputet ndikimit rus duke u bërë pjesë e NATO-s, ndërsa tani sfida e radhës mbetet integrimi në BE.

Kosova, pika nevralgjike

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet e Ballkanit me orientimin më properëndimor. Megjithatë, ndikimi rus nuk është i pakët as në këto dy vende duke pasur parasysh faktin që procesi i integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë ka ecur me ritme të ngadalta. Ndërsa Kosova në 10 vjet shtet po kalon në sfidat e para politike me Bashkimin Evropian, duke nisur që nga njohjet ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave.

Gjithsesi, ajo vijon të mbetet një pikë e nxehtë në rajonin e Ballkanit, ku Serbia vazhdon të ushtrojë presionin me ndihmën e Rusisë, veçanërisht në veriun e Kosovës.  Duke parë këtë qasje të Beogradit, zëvendës Ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee (tashmë ambasador i SHBA-ve në Maqedoni) ia bëri të qartë pak javë më parë, Vuçiç-it se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme dhe se Beogradi nuk mund të “ulet në dy karrige”; në atë të Perëndimit dhe atë të Rusisë.

Gjithashtu, para disa javëve profesori i universitetit amerikan “John Hopkins” dhe diplomat i dikurshëm, Daniel Serwer, duke parë qëndrimin serb ndaj Perëndimit shtroi pyetjen: “Pse dikujt, vendi i të cilit ka nevojë për reforma ekonomike dhe politike, të mbështetet tek Moska? Ndonëse ushtria ruse ka arritur disa rezultate me ndërhyrjet e veta në Ukrainë dhe Siri, ajo megjithatë nuk ka e kapacitetin që e ka Perëndimi për t’i mbrojtur aleatët”.

Ndaj shtetit më të ri të Ballkanit, përveç presionit permanent serb është shfaqur edhe ai rus. Sipas raportit të Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, saktësohet se Kosova është e ekspozuar ndaj një fushate të gjerë ndikimi në rritje të ndërhyrjes ruse, kundër modelit të shtet-ndërtimit perëndimor dhe vlerave të tij demokratike, veçanërisht që nga viti 2008. Sipas autorit të studimit Pëllumb Kallaba, Rusia po përdor instrumente të ndryshme kundër karakterit shumë etnik të Kosovës, me qëllim që të krijohen pretekste për një shtet të dështuar si dhe të rritet separatizmi lokal brenda komunitetit serb në komunat veriore.

“Rusia vazhdon të përbëjë një sfidë serioze për shtetësinë e Kosovës duke minuar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe mbetet e interesuar për ruajtjen e status quo-së së Kosovës”, thuhet në hulumtim. Ndërsa vë në dukje vizitat e shumta të qytetarëve rusë në Kosovë.

“Ndërsa numri i qytetarëve rusë që vizitojnë Kosovën rritet, roli aktual i Rusisë në Kosovë më së miri tregohet nga konteksti i veriut të Kosovës. Lidhjet midis partive politike nga komuniteti serb dhe partisë politike te Rusisë së Bashkuar janë vazhdimisht në rritje, ndërsa krijimi i Asociacionit të komunave serbe mund të paraqes terren të ri për një angazhim më të fortë të Rusisë për të nxitur nacionalizmin lokal në Kosovë”, thuhet në raport duke nënvizuar se faktori fetar paraqet një element të rëndësishëm për Rusinë në Kosovë ku përmes mbështetjes së Kishës Ortodokse Serbe, Rusia kërkon të ruajë dhe të rrisë një prani të fortë emocionale në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

Propaganda ruse

Mediat janë shndërruar në një armë të fortë në duart e Moskës, për të shtrirë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit. “Sputnik News” dhe “Russia Today” janë dy ka makineritë më të fuqishme të propagandës ruse. “Sputnik”, shfaqet ndër më aktivja, pasi ajo ofron shërbimin e saj në shumë gjuhë të ndryshme të botës, përfshirë dhe versionin në gjuhën serbe. Ndërsa përhap me shpejtësi lajmet që kanë të bëjnë me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi, duke propaganduar mosanëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.

“Lajmi i rremë është fabrikuar përmes disa mediave ruse, duke përfshirë Sputnik dhe Russia Today, të cilat e kanë  shënjestuar Kosovën për propagandë dhe aktivitetet e lajmeve të rreme në rajon në të gjitha gjuhët me qëllim që ta portretizojë Kosovën si një shtet të dështuar”, thuhet në raportin e Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë. Sipas raportit, gjatë dy viteve të fundit janë botuar më shumë se 2000 artikuj në gjuhën angleze për Kosovën me tema kryesore që kanë të bëjnë për krimin e organizuar në Kosovë dhe ISIS-in.

“Pozicioni i paanshëm i Serbisë ndaj anëtarësimit në NATO, së bashku me perceptimin negativ të publikut për aleancën ushtarake perëndimore, mbetet një shqetësim serioz për perspektivën euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor. Operacioni enigmatik i të ashtuquajturit Qendra Humanitare Ruse-Serbe me qendër në qytetin e Nishit që nga viti 2011, krahas stërvitjeve ushtarake në rritje dhe investimeve midis të dy vendeve, duhet të konsiderohet si një kërcënim afatgjatë i sigurisë jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet fqinje”, thuhet në studim.

Përveç lajmeve propagandistike, në shumë raste ka dhe lajme që prodhojnë tension. Rasti më i fundit ishte ai i pak ditëve më parë, ku në një shkrim në versioni serb, “Sputnik”, aludonte për një luftë të afërt mes Kosovës dhe Malit të Zi, mbi çështjen e kufirit dhe përfshirjen e Shqipërisë. Sputnik interviston po të njëjtët personazhe, të cilët janë të njohur për qëndrimet e tyre anti-NATO dhe pro-Rusi.

Ata flasin si për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë duke ricikluar po të njëjtat qëndrime, e duke ndryshuar vetëm emrat e shteteve. Përmes Sputnik dhe RT, Rusia kërkon të dominojë rajonin e Ballkanit përmes lajmeve të rreme për të testuar fillimisht reagimi e opinionit, e më pas për të vepruar me anë të metodave klasike të destabilizimit.

Tags: anëtarësimitBallkanitbebllokueseNATORusisëstrategjia

TË LIDHURA

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali
Rajoni

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Shkatërrohet grupi kriminal i Elvis Demçes, policia italiane arreston 14 persona
Rajoni

Shkatërrohet grupi kriminal i Elvis Demçes, policia italiane arreston 14 persona

14:21 | 20/06/2025
Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer
Rajoni

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

11:13 | 19/06/2025
Next Post
Çifti shqiptar në Amerikë, tifoz i traditës greke

Çifti shqiptar në Amerikë, tifoz i traditës greke

Pseudopatriotët tanë

Pseudopatriotët tanë

Tronditet Anglia, plan për ekzekutimin e kryeministres Theresa May

Tronditet Anglia, plan për ekzekutimin e kryeministres Theresa May

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

by mirseda
22:24 | 23/06/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e së hënës në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të...

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025
Lindja e Mesme në zjarr; teologu shqiptar: Populli kërkon hakmarrje

Lindja e Mesme në zjarr; teologu shqiptar: Populli kërkon hakmarrje

22:06 | 23/06/2025
Spikeri i CNN ndalon transmetimin në Izrael dhe futet në strehim pas sirenave

Spikeri i CNN ndalon transmetimin në Izrael dhe futet në strehim pas sirenave

22:04 | 23/06/2025
Khamenei: Nuk kemi shkelur të drejtat dhe nuk dorëzohemi

Khamenei: Nuk kemi shkelur të drejtat dhe nuk dorëzohemi

21:57 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com