Lazio ka kaluar në avantazh përballë Salsburgut të Valon Berishës. Është Lulic që ka shënuar një gol mjaft të bukur, pas një aksioni spektakolarë. Gjithçka nis nga këmbët e Strakoshës i cili jep një top të gjatë dhe të saktë për Milinkovic Savic dhe ky i fundit që nis në të djathtë në mënyrë perfekt Bastan. Basta sapo futet të zonë hedh topin për Immobile i cili nuk e arrin, por nga pas vjen Lulic që godet dhe topi përfundon në rrjetë.
Lazio duket qartë që është një nivel tjetër nga kundërshtari pasi është duke e dominuar në çdo aspekt.