Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Strack-Zimmermann: Konfliktet në Ballkan duhen zgjidhur me diplomaci

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Strack-Zimmermann: Konfliktet në Ballkan duhen zgjidhur me diplomaci

Kryetarja e komisionit të mbrojtjes në Bundestagun Gjerman shprehet që mosmarrëveshjet për targat të zgjidhen me dakordësim dypalësh.

Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, tha në një intervistë me DW News se grindja aktuale mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve të udhëtimit duhet të zgjidhet në pajtim mes dy palëve. “Ne kemi diplomatët e duhur atje, kemi BE-në atje dhe do të jetë detyra jonë që t’i ulim në një tryezë të përbashkët të dy palët në konflikt”.

Tensionet e fundjavës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ishin të mërkurën, 3.8. pasdite në rend të ditës së seancës së jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë. “Lufta e Ukrainës e ka rritur ndjeshmërinë tonë për konfliktet e tjera në botë. Prandaj edhe detyra jonë në Ballkanin Perëndimor është që të kujdesemi me mjete diplomatike që të arrihet qetësia”, tha më tej Strack Zimmermann për DW.

Qeveria gjermane ishte shprehur e shqetësuar për situatën në Kosovë qysh në fillim të javës. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha se në rast nevoje KFOR-i do të ndërhyjë për të vendosur paqen.

Në qershor parlamenti gjerman e zgjati edhe me një vit mandatin e pjesëmarrjes gjermane në kuadër të forcave të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar vetëm 65 ushtarë gjermanë, por në rast nevoje kontingjenti mund të shkojë deri në 400.

Ukraina dhe Mali gjithashtu në rend të ditës

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit, megjithëse Bundestagu ndodhet zyrtarisht në periudhën e pushimit parlamentar, ishte paralajmëruar prej kohësh, për shkak të situatës në Ukrainë. Strack-Zimmermann  u shpreh për  DW për një angazhim më largpamës të Gjermanisë ndaj Ukrainës.

“Gjermania tani duhet të pyesë se çfarë do t’i duhet Kievit pas disa muajsh: “A është ajo që po bëjmë sot e mjaftueshme për atë që do të vijë në të ardhmen? Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi thirrur për një konferencë donatorësh.” Veç kësaj Strack-Zimmermann kërkoi caktimin e një koordinatori për Ukrainën në Kancelarinë Federale për të gjetur se çfarë mund të bëhet në planin afatgjatë. /DW

Tags: kosoveMarie-Agnes Strack-Zimmermannserbi

TË LIDHURA

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV
Rajoni

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!
Rajoni

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

14:46 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Next Post
Konferenca para “Sunny Hill”, Dua Lipa: Krenare që jam në shtëpinë time

Konferenca para "Sunny Hill", Dua Lipa: Krenare që jam në shtëpinë time

Kosovë/Miratohet vendimi për 60 ditë gjendje emergjente për furnizim me energji

Kosovë/Miratohet vendimi për 60 ditë gjendje emergjente për furnizim me energji

Tragjedia në Himarë/Qytetarët i lënë afat Ramës deri të hënën për të shkarkuar Çuçin, Kumbaron dhe Nanon

Tragjedia në Himarë/Qytetarët i lënë afat Ramës deri të hënën për të shkarkuar Çuçin, Kumbaron dhe Nanon







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga
Aktualitet

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

by mirseda
16:06 | 15/04/2026
0

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kanosur me armë zjarri dhe më pas i ka përplasur...

Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

15:49 | 15/04/2026
Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

15:38 | 15/04/2026
“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Melonin: Ajo ka qenë negative!

“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Melonin: Ajo ka qenë negative!

15:31 | 15/04/2026
EMRAT/ Kanosën të riun dhe i kërkuan 30 mijë euro, arrestohen tre persona në Vlorë

EMRAT/ Kanosën të riun dhe i kërkuan 30 mijë euro, arrestohen tre persona në Vlorë

15:25 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com