Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Stërvitja “Ushtari Eagle 17”, Meta vlerëson aleancën me FA-në e Britanisë

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Stërvitja “Ushtari Eagle 17”, Meta vlerëson aleancën me FA-në e Britanisë

Presidenti Ilir Meta, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vizitoi Bazën Ushtarake Detare të “Kepit të Palit” në kuadër të “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, ku ndoqi dhe u njoh nga afër me stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Ushtari Eagle 17”.

Gjatë kësaj veprimtarie stërvitore ishin të pranishme dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman MBE, Shefi i Shtabit të Britanisë së Madhe, Chief Marshall Sir Stuart Peach, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, etj.

Të pranishmit u prezantuan dhe u njohën me programin e stërvitjes duke ndjekur demonstrimin në terren të operacionit ushtarak shqiptaro-britanik si aleatë në kuadër të NATO-s.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Meta vlerësoi aleancën me Britaninë, ndërsa shtoi se kjo aleancë është ripërtërirë në kuadër të aleancës më të madhe të lirisë dhe paqes në botë që është e NATO-s.

FJALA E METËS:

Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë në këtë stërvitje të përbashkët ‘Ushtari Eagle 17’. Akoma më kënaqësi është që në këtë vizitë, përveç trupave britanike, merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Chief Marshall Peach. Dua të theksoj kënaqësinë tonë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, pasi Britania e Madhe ka një rol të jashtëzakonshëm në aleancën ku ne bëjmë pjesë, në NATO.

Roli i Britanisë së Madhe ka qenë historikisht mjaft i rëndësishëm dhe padyshim që angazhimi i saj edhe për të ardhmen është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës, të gjithë hapësirës atlantike, por edhe për të përballuar gjithë së bashku me sukses sfidat globale.

Aleanca jonë me Britaninë e madhe është e hershme. Të mos harrojmë që në Luftën e Dytë Botërore, 53 ushtarë dhe oficer britanik dhanë jetën duke luftuar për lirinë e popullit shqiptar, por edhe për lirinë e Evropës nga nazi-fashizmi. Dhe natyrisht që kjo aleancë është ripërtërirë sot në kuadër të aleancës më të madhe të lirisë dhe paqes në botë që është e NATO-s.

Falënderojmë Britaninë e Madhe për këto eksperienca të shkëlqyera që sjell, për mbështetjen që ka dhënë deri tani, por që sigurisht jam i bindur që do të japi edhe në të ardhmen për modernizimin e Forcave tona të Armatosura dhe për rritjen e kapacitete të forcave tona të armatosura.

Tags: aleancabritaniFApresidenti metaStërvitja “Ushtari Eagle 17”

TË LIDHURA

Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën
Aktualitet

Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën

14:17 | 02/04/2026
Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, reagon Presidenti Begaj
Aktualitet

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, reagon Presidenti Begaj

14:13 | 02/04/2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca
Aktualitet

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

14:09 | 02/04/2026
Next Post
Intervista/ Edward Snowden: Ja si iu përgjon qeveria amerikane; Ka ende shpresë, edhe për mua

Intervista/ Edward Snowden: Ja si iu përgjon qeveria amerikane; Ka ende shpresë, edhe për mua

Shqipëria dhe Kosova nisin diplomacinë së bashku

Shqipëria dhe Kosova nisin diplomacinë së bashku

SHKODËR/ Qarkullonte me armë në Jeep-in e tij, arrestohet 24-vjeçari

SHKODËR/ Qarkullonte me armë në Jeep-in e tij, arrestohet 24-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën
Aktualitet

Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën

by mirseda
14:17 | 02/04/2026
0

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me dy interpelanca me ministrat e qeverisë, por edhe me pyetje-përgjigje...

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, reagon Presidenti Begaj

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, reagon Presidenti Begaj

14:13 | 02/04/2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

14:09 | 02/04/2026
Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë

Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë

13:40 | 02/04/2026
Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

13:35 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com