Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Steinmeier: Shqipëria partner me rëndësi i Gjermanisë dhe BE

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Steinmeier: Shqipëria partner me rëndësi i Gjermanisë dhe BE

“Gjermania dhe Shqipëria do të përforcojnë lidhjen e vaçantë të tyre”, tha presidenti gjerman Steinmeier pas një takimi me homologun e tij, Bajram Begaj. Presidenti federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi të enjten  (01.12) në Tiranë se Gjermania dhe Shqipëria “do të përforcojnë lidhjen e veçantë mes tyre”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ai e cilësoi Shqipërinë një ”vend mik dhe partner të rëndësishëm të Gjermanisë dhe BE”.

“Në 30 vjet Gjermania dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Pritshmëritë janë rritja dhe forcimi i tyre”, vuri në dukje Presidenti Steinmeier.

Vlerësim për angazhimin ndërkombëtar të Shqipërisë

Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në “kohezionin brenda BE dhe në sigurinë e rajonit”. “Në kontekstin e luftës në Ukrainë është e rëndësishme të ruajmë dhe forcojmë kohezionin brenda Europës. Shqipëria jep kontribut në këtë synim duke mbështetur politikën e jashtme të BE dhe është një partnere e besueshme e NATO-s, në mbrojtjen e krahut lindor si edhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Presidenti federal Steinmeier.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u prit të enjten, 1.12., në Tiranë nga homologu i tij shqiptar, Bajram BegajPresidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u prit të enjten, 1.12, në Tiranë nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj. Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen kolektive dhe angazhimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “në një periudhë jo të lehtë” vuri ai në dukje.

Presidenti Steinmeier e cilësoi vizitën e tij të sotme në Tiranë, e cila është e para e një presidenti të Gjermanisë në 27 vitet e fundit, si ”vizitë që njeh dhe respekton cfarë ka arritur Shqipëria në rrugën e saj drejt BE, dhe një inkurajim për të vazhduar në rrugën e nisur”.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare”

Presidenti Steinmeier përmendi në prononcimin e tij për mediat se Gjermania e ka shoqëruar Shqipërinë në “afrimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me BE”.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare për progres drejt BE. Premtoj që në kontekstin e reformave për integrimin europian, Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë që të bëhet sa më parë anëtare e BE”, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp.

Albanien | Bundespräsident Steinmeier in Tirana

Ai përmendi mbështetjen gjermane në kryerjen e reformës në drejtësi dhe atë elektorale.

“Marrëveshjet e Procesit të Berlinit duhet të zbatohen”

Presidenti Steinmeier vlerësoi lart 3 marrëveshjet e nënshkruara së fundi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP)  në kontekstin e Procesit të Berlinit që ” do ta bëjnë rajonin më tërheqës, konkurrues dhe do të mundësojnë ngritjen e tregut të përbashkët rajonal”, theksoi ai.

“Këto marrëveshje duhet të zbatohen konkretisht, dhe jo të mbeten vetëm marrëveshje politike” tërhoqi ai vëmendjen. Ai tha se vitin e ardhshëm Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë.

“Ballkani i Hapur të jetë gjithëpërfshirës”

Presidenti Steinmeier u ndal edhe në krizën aktuale energjetike për shkak të luftës në Ukrainë. “Gjermania dhe BE janë angazhuar të japin mbështetje Shqipërisë dhe do të jenë në krah të saj”, premtoi ai.

Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier, tha lidhur me nismën “Ballkani i Hapur” se “ꞔdo kontribut që ul konfliktet në rajon është i mirëpritur.” Presidenti i Shqipërisë Begaj e vlerësoi Procesin e Berlinit  “shumë të rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”. Për nismën “Ballkani i Hapur” ai tha që “Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesë e organizmave rajonale”.

Lidhur me samitin BE-BP që pritet të zhvillohet javën që vjen, më 6 dhjetor në Tiranë, Presidenti gjerman tha se “nuk do të merren vendime të caktuara. Do të jepet inkurajim që të vazhdohet në rrugën drejt integrimit në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë se me çfarë të krenohen në këtë samit”, theksoi ai. /DW

Tags: Bajram BegajFrank-Walter SteinmeierPresidenti i Gjermanisë

TË LIDHURA

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane
Politikë

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit
Aktualitet

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Shqipëria

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

17:55 | 25/11/2025
Next Post
Spanjë/ Zarf “b*mbë” drejtuar kryeministrit Sanchez

Spanjë/ Zarf “b*mbë” drejtuar kryeministrit Sanchez

PE synon përmbyllje të shpejtë të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën

PE synon përmbyllje të shpejtë të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën

U grabit dhe u dhunua në mes të Tiranës?/Reagon aktori Rezart Veleshnja

U grabit dhe u dhunua në mes të Tiranës?/Reagon aktori Rezart Veleshnja







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

by mirseda
22:35 | 25/11/2025
0

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,...

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

22:04 | 25/11/2025
Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

21:12 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com