Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Statistikat “flasin” vetë/ Mbi 22 mijë persona mbushën moshën e pensionit vjet, 76% morën pagesën

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Statistikat “flasin” vetë/ Mbi 22 mijë persona mbushën moshën e pensionit vjet, 76% morën pagesën

Vitin e kaluar, mbi 22 mijë persona mbushën moshën e pensionit, por vetëm 75.9% e tyre arritën të përfitonin menjëherë pagesën, ndërsa rreth 5300 persona nuk e morën atë.

Sipas statistikave zyrtare nga skema e pensioneve, numri i personave që plotësojnë kriteret për pagesën po rritet nga viti në vit, për shkak të plakjes së popullsisë, por, nga ana tjetër, problemet me dokumentacionin dhe koha që duhet në vlerësimin e dosjeve, bëjnë që jo të gjithë personat që plotësojnë kriteret të nisin e të marrin pagesën.

Nga momenti që një person plotëson moshën e daljes në pension dhe bën aplikimin përkatës duhen së paku tre muaj për vlerësimin e dosjes. Por ekspertët nga ISSH bëjnë të ditur se shpeshherë vlerësimi i dosjeve kërkon më shumë kohë, për shkak të mungesës së dokumentacionit. Prandaj, sipas tyre, jo të gjithë personat që plotësojnë kriteret gjatë një viti kalendarik do të mund të marrin pagesën menjëherë.

Pensionistët shqiptarë në tre dekadat e fundit janë ndeshur shpesh me problematika që kanë të bëjnë me dokumentacionin për mospagesën e rregullt të kontributeve.

Në fillim të viteve 1990, për ish-ndërmarrjet bujqësore ka munguar dokumentacioni dhe më pas gjatë tranzicionit dhe ngjarjeve të vitit 1997, shumë arkiva janë dëmtuar.

Për të vërtetuar vitet e tyre të punës, shumë pensionistë tani duhet të hapin procese gjyqësore që, me anë të dëshmitarëve, të vërtetojnë vitet dhe pozicionin e punës. Mirëpo, duke qenë se pensionet false kanë qenë një fenomen i përhapur pas viteve 1990, nevoja për konsolidim në buxhetin e sigurimeve ka sjellë vështirësi të reja.

Ka shumë raste që një pozicion pune i caktuar është dubluar me të tjerë që kanë përfituar pensione false. Kur vjen mosha e pensionit, personi që ka kryer punën me të vërtetë, has në vështirësi për të fituar të drejtën e pensionit.

Gjykatat dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve kanë forcuar kriteret për vlerësimet, kështu që shumë persona në moshë pensioni janë duke hasur vështirësi për të vërtetuar vitet e punës me dëshmitarë. (Burimi:Monitor)

 

Tags: pensionistetstatistikat

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
Zbulohet kush e solli makinën me miliona euro në Portin e Durrësit

Zbulohet kush e solli makinën me miliona euro në Portin e Durrësit

Sot vendoset fati i hapjes së negociatave për Shqipërinë

Sot vendoset fati i hapjes së negociatave për Shqipërinë

Masakër në Gjermani/ Shqiptari vret gruan me sëpatë

Masakër në Gjermani/ Shqiptari vret gruan me sëpatë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd
Sport

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

by mirseda
22:03 | 04/07/2025
0

Chelsea u gjobit me një total prej 31 milionë eurosh (36.5 milionë dollarë) nga UEFA të premten...

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Austin FC, Uzuni rikthehet në grup, gati për ekipin

Austin FC, Uzuni rikthehet në grup, gati për ekipin

21:17 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com