Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri më i dobët se në vendet e Afrikës dhe Azisë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri më i dobët se në vendet e Afrikës dhe Azisë

Shqipëria zhvilloi zgjedhje në vetëm 9 muaj më parë dhe ato u pranuan nga partitë politike në vend megjithëse pati kontestime për çështje të vogla. Zgjedhjet e 25 qershorit 2017 u vlerësuan nga OSBE/ODIHR dhe aktorë të tjerë vendas e të huaj, kryesisht bazuar në “standarde për Shqipërinë”.

Drejtori i Institutit për Studimeve Politike, Afrim Krasniqi na paraqet një tjetër këndvështrim se si duhet ti shohim standardet e këtyre zgjedhjeve në raport me ato që zhvillohen në të gjithë botën. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi shkruan se “Rrjeti më i profesional i studimeve mbi proceset zgjedhore e rendit procesin elektoral 2017 në Shqipëri në indeksin e demokracive liberale poshtë Senegalit dhe Lesotos në Afrikë, diku afër Liberisë në Afrikë dhe Nepalit në Azi. Në indeksin e identitetit të procesit jemi lënë pas edhe nga Ruanda.”Studiuesi shkruan se nuk bëhet fjalë për krahasim vendet evropiane sepse jemi kilometra larg. Krasniqi rendit dhe Arsyet se përse nuk jemi asgjëkundi me procesin zgjedhor, “sepse ne mbetemi vendi i vetëm në kontinent me komisionerë 100% militantë partiakë, me sistem jo transparent financimi e konkurrimi, me mundësi të limituara për konkurrencë dhe prurje të reja, me kontroll absolut të hapësirës publike nga 2-3 parti politike, me mosbesim të thellë dhe akuza periodike për trafik votash, me “dekriminalim” në Kushtetutë dhe me liderë politikë që jo vetëm nuk pranojnë konkurrencë e zgjedhje në partitë e tyre, por që refuzojnë e denigrojnë mendimin kundër ngado që ai vjen. E fundit dhe me rëndësi, sepse ne kemi një shoqëri para-demokratike, ku injoranca dominon, ku mendimi i lirë nënçmohet e individi i lirë denigrohet sepse nuk pranon të jetë pjesë e turmës, ku militantët kanë kaluar nga rruga në rrjetet sociale dhe ku mentaliteti politik është bardh e zi, si në vitet ‘50-’70, në mos më keq.”

Postimi i plotë i Afrim Krasniqit

Zgjedhjet parlamentare 2017 u vlerësuan nga OSBE/ODIHR dhe aktorë të tjerë vendas e të huaj, kryesisht bazuar në “standarde për Shqipërinë”: – ishin të qeta dhe se sepse u bënë mbi bazën e marrëveshjes politike Rama – Basha. Administrimi zgjedhor në Shqipëri është 2+2 partiak, pra, qytetarët nuk kanë rol dhe përgjegjësia është 50-50% për secilën palë politike. Administrimi politik është përgjegjësi direkt e mazhorancës, por që më 2017, për shkak të eksperimentit me disa ministra teknikë, kaloi në raportet 60-40% mazhorancë-opozitë. Zgjedhjet janë pranuar çdo secila palë, ajo që fitoi dhe ajo që humbi, – kontestim ka pasur për elementë të veçantë të tyre dhe legjitimitetin.

Kjo është mënyra sesi ne i njohim zgjedhjet 2017. Po pjesa tjetër e botës? Rrjeti më i profesional i studimeve mbi proceset zgjedhore e rendit procesin elektoral 2017 në Shqipëri në indeksin e demokracive liberale poshtë Senegalit dhe Lesotos në Afrikë, diku afër Liberisë në Afrikë dhe Nepalit në Azi. Në indeksin e identitetit të procesit jemi lënë pas edhe nga Ruanda. Në krahasim me vendet evropiane? As që mund të bëhet fjalë për krahasim, jemi kilometra larg.

Përse ndodh kjo? Sepse ne mbetemi vendi i vetëm në kontinent me komisionerë 100% militantë partiakë, me sistem jo transparent financimi e konkurrimi, me mundësi të limituara për konkurrencë dhe prurje të reja, me kontroll absolut të hapësirës publike nga 2-3 parti politike, me mosbesim të thellë dhe akuza periodike për trafik votash, me “dekriminalim” në Kushtetutë dhe me liderë politikë që jo vetëm nuk pranojnë konkurrencë e zgjedhje në partitë e tyre, por që refuzojnë e denigrojnë mendimin kundër ngado që ai vjen. E fundit dhe me rëndësi, sepse ne kemi një shoqëri para-demokratike, ku injoranca dominon, ku mendimi i lirë nënçmohet e individi i lirë denigrohet sepse nuk pranon të jetë pjesë e turmës, ku militantët kanë kaluar nga rruga në rrjetet sociale dhe ku mentaliteti politik është bardh e zi, si në vitet ‘50-’70, në mos më keq.

 

Tags: Azisëe Afrikësi dobëti zgjedhjeveshqiperistandardivendet

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Oligarku rus: Putin nën tutelën e një grupi kriminal

Oligarku rus: Putin nën tutelën e një grupi kriminal

Berisha flet me emra: Kush e priste kokainën nga Kolumbia

“Korrupsion, gjoba dhe ryshfete në Bashkinë e Krujës”

Analiza/Vizioni i Mike Pompeo do të ndikohet nga fuqia e ushtrisë amerikane

Analiza/Vizioni i Mike Pompeo do të ndikohet nga fuqia e ushtrisë amerikane

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com