Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Stabilitetin në Ballkan e garanton vetëm një Evropë tërësisht e plotë dhe e lirë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Stabilitetin në Ballkan e garanton vetëm një Evropë tërësisht e plotë dhe e lirë

Nga Davor Stier “Politico.eu”/ Zagreb – Kur Serbia dhe Kosova, shqyrtuan mundësinë e shkëmbimit të territoreve, si pjesë e një marrëveshjeje historike të paqes, propozimi nuk ishte i ri. Ajo që ndryshonte këtë herë, ishte reagimi nga Evropa dhe SHBA-ja. Ndërsa kritikët dikur, do të kishin denoncuar çdo modifikim të kufijve në Ballkan si një kërcënim për stabilitetin rajonal, këtë herë reagimi ishte disi më i matur.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte një zë i kujdesshëm. Por një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare thjesht hoqi dorë nga skrupujt, dhe e pranoi propozimin si të ligjshëm.

Pavarësisht nëse arrihet apo jo ndonjë marrëveshje, reagimi ndaj propozimit – i paraqitur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dh ai kosovar Hashim Thaçi – tregon se sa shumë ndryshojnë politikat evropiane dhe ato transatlantike.

Ideja e një ”Europe të plotë dhe të lirë” – parimi i organizimit të kontinentit që nga rënia e Murit të Berlinit – është duke u zhehur. Në vend të saj, kemi një rikthim në sferat e ndikimit, një qasje ndaj gjeopolitikës kryesisht e avancuar nga demokracitë joliberale si Rusia dhe Turqia. Për gati 3 dekada, Evropa ndoqi rrugën e integrimit dhe demokratizimit.

“Europa e tërë dhe e lirë”, një ide e mbështetur nga udhëheqësit amerikanë dhe evropianë, përshkruan një kontinent, në të cilin diktaturat komuniste evoluan në demokraci liberale, dhe ekonomitë socialiste u hapën ndaj tregjeve të lira. Sot politika e zgjerimit të BE-së, e ka humbur fuqinë e saj.

Premtimet e nënkuptuara në politikë, kërkuan një proces të emancipimit kombëtar, nga Balltiku në Adriatik. Vendet e reja sovrane, u përpoqën të bëheshin aleate të NATO-s dhe anëtare të Bashkimit Evropian. Politika e zgjerimit të BE-së, cilësohej një mjet thelbësor stabilizimi për Evropën Juglindore pas luftërave të nisura nga Sllobodan Milosheviçi.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Jugosllavia nuk u përafrua me bllokun perëndimor apo bllokun lindor. Vetëm pas rënies së komunizmit, Ballkani u ofrua si një vend në Evropën si një “e tërë dhe e lirë”. Gjithsesi, kohët e fundit, premtimi i pas Luftës së Ftohtë, duket se ka ngecur në vend. Konkurrenti i tij ideologjik? Demokracitë që kanë shumë besim tek vetja, dhe që aspirojnë të krijojnë sfera të ndikimit përgjatë linjave të perandorive të tyre të dikurshme.

Rikthimi i sferave të ndikimit, s’do të thotë se Bashkimi Sovjetik apo Perandoria Osmane, po ringrihen nga hiri i tyre. Por kjo do të thotë që Moska dhe Ankaraja, po e ushtrojnë autoritetin e tyre me një entuziazëm të përtërirë. Në fjalimin e tij të fitores në zgjedhjet e vitit 2011, kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi:”Sarajeva fitoi sot, po aq sa edhe Stambolli!”. Duke vepruar kështu, ai po e pretendonte Bosnjën – së bashku me Damaskun, Bejrutin dhe territoret palestineze – si pjesë të sferës së tij të ndikimit.

Këtë vit, kur Erdogani, tanimë president, u ndalua të bëjë fushatë në vende të tjera evropiane, ai e përdori Sarajevën si bazën e tij evropiane për një tubim elektoral, ku ishte thirrur diaspora turke nga e gjithë kontinenti. Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin, e dëshmoi së pari në Gjeorgji dhe më vonë në Ukrainë – se Moska nuk do të bëjë më sehir, nëse shtetet e reja të pavarura, afrohen më pranë strukturave evropiane dhe euroatlantike. Përkundër sanksioneve dhe ndëshkimeve, Putini është bërë një aktor i pashmangshëm gjeopolitik, me një sferë shumë të qartë të ndikimit.

Në mbështetje të ndryshimit të kufijve në Ballkan, presidenti serb e ka bërë të qartë se e kupton realitetin e ri. Beogradi, duket se është i vendosur të zgjerojë sferën e tij të ndikimit. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Mitrovicë muajin e shkuar, Vuçiç e përshkroi Millosheviçin si një udhëheqës të madh por të paplotësuar serb dhe – ashtu si Erdogan në vitin 2011 – ai renditi qytetet që dikur ishin pjesë e sundimit të tij.

Duke imituar udhëheqësit e demokracive jo-liberale, Vuçiç nuk po kërkon të restaurojë Jugosllavinë, por më tepër ta kthejë Beogradin në një kryeqytet, me autoritet të mjaftueshëm për të dominuar të ashtuquajturën “Jugosferë”. Por në vend se të ballafaqohet me Evropën dhe SHBA-në, Vuçiç do të kërkojë anëtarësimin në BE, dhe do të hapë një dialog me NATO-n, duke llogaritur faktin se për shumë udhëheqës evropianë, është më e lehtë të tolerojnë versionin e tij ballkanik të demokracisë jo-liberale, sesa të lejojë Rusinë dhe Turqinë, të kenë më shumë pretendime në Ballkan.

Njëherazi, Vuçiç do të përpiqet të ruajë neutralitetin e Beogradit, dhe të nxisë një bashkëpunim të ngushtë politik, ekonomik dhe ushtarak me Rusinë. Ai gjithashtu do të thellojë lidhjet me Kinën, dhe do të synojë të mbështesë interesat e Turqisë në Ballkan, veçanërisht në Bosnje Hercegovinë.

Vuçiç do të sugjerojë gjithashtu një Union Doganor të Ballkanit, dhe do të këmbëngulë që autoriteti i zgjeruar të Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Beograd, të ndjekë penalisht të gjitha krimet në të gjithë ish-Jugosllavinë. Në çështjet e brendshme, Vuçiç do të përqëndrojë sa më shumë pushtet në duart e veta, dhe do të kufizojë liritë individuale dhe atë të mediave.

Ai gjithashtu ka gjasa të ndërhyjë më shpesh në çështjet e brendshme të vendeve fqinje.

Problemi më i madh i Evropës në rajon nuk është Vuçiç, i cili ka shumë të ngjarë të dështojë për shkak të ambicies për të krijuar një sferë të re ndikimi midis Lindjes dhe Perëndimit. Por propozimet e tij për ndryshimet kufitare me Kosovën, pasqyrojnë një ndryshim më të gjerë në Evropë:Ideali i një Europe të “tërë dhe të lirë”, po zëvendësohet nga realiteti i një kontinenti që po bëhet më i fragmentuar, dhe më pak i lirë.

Politika e zgjerimit të BE-së, e ka humbur fuqinë e saj. Teksa demokracitë perëndimore nuk janë të etura për të mirëpritur më shumë vende në BE, vendet kandidate nuk janë gjithmonë të vendosura të transformojnë shoqëritë dhe strukturat e tyre të pushtetit.

Politika ekziston ende zyrtarisht, por ajo është më tepër një procedurë burokratike rudimentare, sesa një politikë e vërtetë strategjike për stabilizim dhe reforma. Kjo duhet të ndryshojë nëse

BE-ja, dhe do të duhet të parandalojë fragmentimin e mëtejshëm, dhe erozionin e vlerave të saj demokratike. Vetëm një Evropë që është tërësisht e plotë dhe e lirë, mund të projektojë stabilitet në Ballkan dhe më gjerë.

Shënim: Davor Stier, është ish-ministër i jashtëm i Kroacisë, dhe aktualisht anëtar i parlamentit kroat.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Ballkane garantone lirëe ploteevropestabilitetinTërësishtvetem

TË LIDHURA

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu
Aktualitet

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

18:16 | 05/02/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas 65-vjeçaren, humb jetën në spital

17:58 | 05/02/2026
Akuzohen për blerje votash, tre mbështetës të PS shpallen fajtorë
Aktualitet

Akuzohen për blerje votash, tre mbështetës të PS shpallen fajtorë

17:48 | 05/02/2026
Next Post
Seriozisht e ka kjo? ‘Lajthit’ ministrja Kumbaro: Don’t f*ck them

Seriozisht e ka kjo? ‘Lajthit’ ministrja Kumbaro: Don't f*ck them

“First Man”, filmi që rrëfen sekretet e misionit ‘Apollo 11’

“First Man”, filmi që rrëfen sekretet e misionit ‘Apollo 11’

Video/Pritja ekzemplare e Strakoshës habit lacialt, thjesht fantastik

Video/Pritja ekzemplare e Strakoshës habit lacialt, thjesht fantastik







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu
Aktualitet

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

by mirseda
18:16 | 05/02/2026
0

Prej ditës së djeshme ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ndodhet i shtruar në spitalin Nënë Tereza, në...

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas 65-vjeçaren, humb jetën në spital

17:58 | 05/02/2026
Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

17:53 | 05/02/2026
Akuzohen për blerje votash, tre mbështetës të PS shpallen fajtorë

Akuzohen për blerje votash, tre mbështetës të PS shpallen fajtorë

17:48 | 05/02/2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve me Presidentin Trump: Besimi, themel i shoqërisë.

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve me Presidentin Trump: Besimi, themel i shoqërisë.

17:28 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com