Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Spoti i një Lulzim Bashe që as ka qenë, e as do jetë kurrë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“E mbyll ciklin, në kolltukun e Ramiz Alisë”, Peza i përgjigjet ashpër Metës

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha përmes një spoti për ato që pretendon të ketë bërë për Shqipërinë në të shkuarën, nuk ka provokuar thjeshtë reagimet e shumëkujt për manipulimin e të vërtetës, por thjeshtë po kërkon që të na tregojë se çfarë lideri dëshiron që të jetë në të vërtetë. Jo vetëm për nesër, kur beson se do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, por edhe sot kur është thjeshtë kryetar i PD.

Oponencën më të mirë Lulzim Bashës për spotin ia kanë bërë të vetët. Opozitarët e sotëm dhe bashkudhëtaret e tij të djeshëm, në anijen e qeverisjes përgjatë viteve 2005- 2013. Ja ka bërë Jozefina Topalli, e cila ka qenë Nr. 2 i padiskutueshëm atëherë i mazhorancës së qeverisur nga Sali Berisha. “Ky dështak manipulator si Enver Hoxha”,- shkruan ajo në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin, me një foto të diktatorit.

“Ky paska bërë NATO-n, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin në Shqipëri… Ky ka bërë TAP-in; Ky marrëveshtjen e Stabilizim Asocimit, ky do ketë themelu edhe Partinë Demokratike; edhe në 97’ ky do e ketë ringritur nga hiri… Kryeministri i kohës paska qenë në gjumë gjithë kohën, kurse (ne) të tjerët paskemi qenë në planet tjetër…”- shkruan ajo.

Nuk besoj se makina e tij e propogandës, po rreket që ta manipulojë kaq trashë, historinë e vetëm 7 viteve më parë. Sepse për fatin e mirë, të gjithë janë gjallë dhe memoria, është shumë e freskët. Më shumë sesa një qasje kaq banale, për ta vendosur veten në qendër të një epoke që ishte e Sali Berishës, spoti na tregon diçka krejt tjetër.

Spoti tregon përmes imazheve, dëshirat dhe ëndrrat që fshihen thellë në nënkoshiencën e Lulzim Bashës, për mënyrën sesi ai e sheh veten në skenën politike shqiptare.

Sporti na tregon qartësisht se Lulzim Basha, e do lidershipin e vet në krye të Partisë Demokratike, pa Sali Berishën nëpër këmbë.

Sporti na tregon se Lulzim Basha, e do lidershipin e vet në krye të opozitës, pa figurën e Sali Berishës të cilin të gjithë të djathtët e konsiderojnë “lideri historik” dhe kryetarin “de facto” të saj.

Spoti na tregon se Lulzim Basha e do lidershipin e vet në skenën e madhe të së djathtës, pa “të majtët” Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rreth e rrotull, siç edhe kanë qenë në bashkëqeverisje me PD në vitet 2009-2013.

Spoti na tregon se Lulzim Basha e do lidershipin e vet në politikën shqiptare, pa Jozefina Topallin. Pa Astrit Patozin. Pa Sokol Olldashin. Pa Ridvan Boden. Pa Arben Imamin. Pa Genc Rulin. Pa të gjithë ato figura të tjera kryesore të PD, që mbajtën peshën kryesore të mazhorancës që realizoi arritjet të cilat ai sot, kërkon që ti grabisë e ti paraqesi vetëm si të vetat.

Spoti thjeshtë na tregon një Lulzim Bashë, siç ai dëshiron që të jetë sot, në opozitë.

Spoti na tregon një Lulzim Bashë, siç ai dëshiron që të jetë nesër, kur të jetë në qeveri.

Spoti na tregon një Lulzim Bashë, që as ka qenë, as është, e as ka për të qenë ndonjëherë. Kurrë!

Sepse lider nuk lind, por bëhesh. Jo përmes spotesh. Por përmes luftërash reale politike, të cilat Lulzim Basha as nuk i bëri, e as nuk ka për ti fituar kurrë!

Tags: Alfred Pezalulzim bashaspoti

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
800 mijë dollarë vihen në dispozicion të Ministrisë së Kulturës

800 mijë dollarë vihen në dispozicion të Ministrisë së Kulturës

Video/ I kërkuan bukë, gruaja rrihet dhe lihet pa ndjenja nga dy të rinj

Video/ I kërkuan bukë, gruaja rrihet dhe lihet pa ndjenja nga dy të rinj

Sherr masiv në Korçë, 3 të plagosur

Sherr masiv në Korçë, 3 të plagosur







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie
Aktualitet

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

by mirseda
19:53 | 15/12/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara, ku një automjet u...

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

19:49 | 15/12/2025
Protesta më 22 dhjetor, Berisha: Të mbledhim sa më shumë mbështetës, kemi një javë kohë

Protesta më 22 dhjetor, Berisha: Të mbledhim sa më shumë mbështetës, kemi një javë kohë

19:20 | 15/12/2025
Argita Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

Argita Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

18:39 | 15/12/2025
Nis Foltorja para Kryeministrisë/ Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët e PD

Nis Foltorja para Kryeministrisë/ Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët e PD

18:27 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com