Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjetin e tij social “Facebook” pamje nga transformimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit.
Këto pamje sillen të ilustruara përmes një videoje, ku evidentohen kushtet në të cilat ndodhej godina dhe ndryshimet pas ndërhyrjes. Ndër të tjera, krahas video, Rama shkruan: “S’po flas fare për çfarë do të shihni e gjykoni vetë”.
Kujtojmë që ditën e djeshme, kryeministri u shpreh se shumë shpejtë Shqipëria do të ketë edhe një Teatër të Ri Kombëtar.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/647309005781378/?t=9