Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Spiunimi si ves dhe denoncimi si detyrë

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Spiunimi si ves dhe denoncimi si detyrë

Nga: Mentor Kikia

Në kohën e komunizmit, njerëzit u edukuan të rriten vigjilentë. Pra, të denonconin çdo gjë e çdo kënd që kërcënonte partinë dhe atdheun. Rritja me këtë frymë, prodhoi njeriun e modifikuar, jo gjenetikisht, por politikisht, duke krijuar një prototip gjallese të çuditshme, ku të gjithë spiunonin të gjithë.

Të gjithë qëndronin në radhë për bukë e djathë, dhe të gjithë ishin gati ta spiunonin njër-tjetrin, nëse dikush do të thoshte se këtu nuk ka bukë. Pas zhdukjes së disidencës së vërtetë politike deri në vitet ‘50, burgjet më pas u mbushën pikërisht me njerëz që denonconin njëri-tjetrin, edhe për një fjalë goje.

Ky mentalitet më duket se vazhdon edhe sot. Një i njohuri im ndërroi çatinë e një shtese të vjetër pas shtëpisë, dhe kishte marrë leje në Njësinë Administrative për këtë. Deri në mbrëmje, i shkuan për t’ia parë atë lejen nja 5 patrulla të ndryshme policie.

-Prapë? Po tërë ditën me kasollen time do merreni ju – tha më në fund i xhindosur ai.

-Skemi ç’bëjmë zotëri, telefonojnë qytetarët dhe denoncojmë.

Denoncimi, si një formë e bashkëpunimit të qytetarit me shtetin, është një detyrim për ta ndihmuar shtetin. Por “ky bashkëpunim” kaq i zellshëm, në kësi rastesh, më duket se më shumë anon nga ai vesi i spiunimit të dikurshëm.

Pasi, denoncimi si vetëdije qytetare per bashkëpunim me shtetin, ta kërkon të jesh i gatshëm te denoncosh edhe kur shikon një vjedhës tek dera e fqinjit. Por, në kësi raste në themi: Futu brenda, ç’të duhet të gjesh belanë.

Tags: komunizmimentor kikiaspiunim

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Meta, PD: Zgjedhjet e lira, zgjidhje për krizën

Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Meta, PD: Zgjedhjet e lira, zgjidhje për krizën

Dita e 12 e grevës: Shtrohet në spital kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj me Covid-19

Alban Dudushi, zyrtarisht në ‘Vizion Plus’

Alban Dudushi, zyrtarisht në 'Vizion Plus'







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel
Politikë

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

by mirseda
21:31 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa në Bruksel. Takimi është...

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
45 vite burg për liderët e UÇK-së/ Rama reagon ashpër: Vendim i rëndë, fjalët nuk më vijnë

45 vite burg për liderët e UÇK-së/ Rama reagon ashpër: Vendim i rëndë, fjalët nuk më vijnë

20:20 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com